Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Afrim Karoshi-Kush po vjen?The magnificat (Hymni madhështor) – Kënga e Marisë

Afrim Karoshi-Kush po vjen?The magnificat (Hymni madhështor) – Kënga e Marisë

Kush po vjen?The magnificat (Hymni madhështor) – Kënga e MarisëPrej disa javësh në kishën tonë kemi qënë duke folur për “foshnjën që po vjen”. Izraeli ishte në një atmosferë pritjeje. Shkrimet e kishin paradhënë – Dhiata e Vjetër që kemi edhe ne sot në shqip – që Shpëtimtari do të vinte. Maria edhe Jozefi bëhen protagonistë në ngjarje, barinjtë në fusha gjithashtu, ëngjëjt shfaqen në qiell, yje që drejtojnë rrugën drejt vendit ku po lind një fëmijë, dijetarë nga vende të largëta, që megjithëse ndoshta dinë pak, dinë mjaftueshëm sa të marrin rrugë të gjatë për të parë foshnjen, lindja e foshnjes, mbretër që kërkojnë ta vrasin, të tjerë që e adhurojnë…Megjithëse kur lexon shkrimet e Dhiatë së Re, tregimet rreth lindjes së Krishtit janë trajtuar shumë shkurt, prapë, dimë mjaftueshëm për të krijuar një pamje të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndodhën në një periudhë 2-3 vjeçare.Ka gjëra që janë thënë përpara lindjes së Tij, ngjarje që kanë ndodhur pas lindjes se tij, që e bëjnë këtë histori, këtë historinë e një bebeje që ka lindur, Historinë me H të madhe, historinë që nuk duhet humbur për asnjë arsye.Kush po vjen? Dhe pse duhet ta dimë?Letra KërcënueseAgroni i vogël donte një makinë të kuqe për Krishtlindje. Vendosi t’i shkruante një letër jo babagjyshit, por Jezusit. “I dashur Jezus, nëse më jep një makinë për Krishtlindje, nuk do të zihem më kurrë me motrën!” Pastaj mendoi, “bobobo, motrën nuk e duroj dot. Nuk e mbaj dot fjalën…”. E zhubraviti letrën edhe filloi prapë. “I dashur Jezus, po të më japësh makinën, do të ha perime pa u ankuar për një vit.” Filloi të mendojë për perimet… “spinaq, brokoli, karota…” Nuk e mbaj dot fjalën. Pastaj i erdhi ndër mend një ide. U ngrit nga krevati, shkoi te salloni i pritjes, pa ato zbukurimet e krishtlindjes, me Jezusin e vogël, barinjtë, delet… edhe Marinë, nënën e Jezusit… E mori Marinë, e mbështolli shpejt e shpejt me letër, e futi ne qese, edhe shkoi e fshehu në errësirë poshtë krevatit… Pastaj filloi letrën… “I dashur Jezus, nëse dëshiron ta shikosh nënën tënde prapë, më jep një makinë të kuqe për Krishtlindje…”Sot, pasi ta gjejmë nënën e Jezusit, do t’i kërkojmë shpjegime: Kush po vjen? Dhe pse duhet ta dimë? E ngjashme me pyetjen e bërë në një këngë të famshme që titullohet: “Mari, a e dije ti…”.Le të shikojmë se çfarë di Maria.Menjëherë sapo ka marrë lajmin për shtatzaninë nga engjëlli, Maria udhëton për të takuar kushërirën e saj Elizabetë, e cila gjithashtu, me anë të një mrekullie, po priste një fëmijë. Kur takohen bashkë, Maria, lavdëron Zotin, duke thënë fjalët e mëposhtme:“Gjithë qenia ime e madhëron Zotin dhe shpirti im ngazëllehet për Perëndinë, Shpëtimtarin tim, sepse ai hodhi sytë mbi përulësinë e shërbëtores së vet dhe, ja, të gjitha breznitë do të më quajnë të lume. Gjëra të mëdha ka bërë për mua i fuqishmi. I shenjtë është emri i tij. Mëshira e tij zgjat nga breznia në brezni për ata që e druajnë. Bëri vepra të fuqishme me krahun e tij, hodhi poshtë ata që mburreshin me mendimet e zemrës së tyre, rrëzoi të fuqishmit nga froni dhe lartësoi të përulurit. Të uriturit i mbushi me të mira, ndërsa të pasurit i nisi duarzbrazët. E ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke sjellë ndër mend mëshirën, siç u kishte thënë etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij përgjithmonë”, Luka 1:46-55Çfarë di Maria: Ajo di se kush është Perëndia.Ajo e di që Perëndia është Shpëtimtari i saj. Ajo i njeh Shkrimet, premtimet e Perëndisë, se Ai do të sjellë një shpëtimtar.Ajo di se çfarë i pëlqen Perëndisë rreth zemrës së njeriut.Ajo e di që Perëndia e do një zemër të përulur e të bindur ndaj Tij.Maria vetë është si një shembull i përulësisë. Le të shikojmë pak situatën nga këndvështrimi i saj: është akoma shumë e re, sapo është fejuar, po pret sipas zakonit të kohës, që i fejuari i saj të bëhet gati të paguajë një shumë te prindërit e saj, që të mund të martohet përfundimisht. Edhe engjëlli vjen e i thotë: “do të ngelesh shtatzanë megjithëse nuk je martuar, do të të flasin e përflasin gjithë njerëzit, do të rrezikosh të humbasësh të fejuarin… reputacionin… madje, edhe jetën…” Ne e dimë që për tradhëti bashkëshortore, siç mund të akuzohej dikush në atë situatë, ajo mund të vdiste e vrarë me gurë. E megjithatë, ajo thotë “Po, o Zot!” (Luka 1: 26-38: Në muajin e gjashtë engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë me emrin Nazaret, te një virgjëreshë që ishte e fejuar me një burrë që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit. Virgjëresha quhej Mari. Engjëlli shkoi tek ajo dhe i tha: «Gëzohu, hirplotë, Zoti është me ty. Ajo u trondit nga këto fjalë dhe mendonte për domethënien e kësaj përshëndetjeje. Engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Ja, do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë dhe do tʼia vësh emrin Jezui. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i më të Lartit dhe Zoti Perëndi do tʼi japë fronin e Davidit, atit të tij. Ai do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përgjithmonë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim». Por Maria i tha engjëllit: «Si do të ndodhë kjo, se unë nuk njoh burrë?». Engjëlli iu përgjigj: «Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ty dhe fuqia e më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet, prandaj i Shenjti që do të lindë do të quhet Bir i Perëndisë. Ja, edhe Elizabeta, kushërira jote, pret tʼi lindë një djalë në pleqërinë e saj dhe është në muajin e gjashtë, ajo që quhej shterpë. Për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur». Atëherë Maria tha: «Unë jam shërbëtorja e Zotit. Më ndodhtë sipas fjalës sate». Dhe engjëlli u largua prej saj.)Ajo di që Zoti do të shkatërrojë një “rend njerëzor” të të bërit të gjërave (të të parit të realitetit sipas mendjes së njeriut) dhe do të ofrojë një rend ndryshe, “rendin e Perëndisë”.Të pasurit përkundrejt të varfërve.Të përulurit përkundrejt krenarëve.Do të hedhë poshtë ata që “mburren me mendimet e zemrës së tyre.”Perëndia i plotfuqishëm, zgjedh të na sjellë veten e Tij në tokë, hyjninë e mishëruar në trup njeriu si ne, që të mund të jetojë si ne, të mund të na tregojë një shembull se si të ndjekim Perëndinë. Nuk ka rrugë tjetër për ta njohur Zotin përvecse nëpërmjet Jezusit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Le të heqim dorë nga të krijuarit e “zotërave sipas mendjes sonë”.Ajo i di premtimet e Perëndisë. Ajo e di që Perëndia i mban premtimet.Premtimi i Abrahamit – do të krijoj një komb prej teje, kombin e besimit. Sipas apostullit Pal, ne jemi kombi i besimit; ata që ndjekin Perëndinë me besim në Birin e Tij, në besim në premtimet e Tij.“Mëshira e tij” në këtë kontekst është dashuria e tij hyjnore, një dashuri e përkushtuar, që nuk harron premtimet, që do të shfaqet herët a vonë. Zoti vepron për shkak të dashurisë së Tij të pakushtëzuar.Çfarë di Maria? Kënga e Marisë (video)Në fund të fundit, çfarë lidhje ka kjo me ne sot?Kënga e Marisë është një himn lavdërimi, mbushur plot me gëzim. Nëse e njeh Perëndisë siç e njeh Maria, siç na është zbuluar në shkrimet, gëzohu! Shumë të krishterë, i dëgjoj të flasin kundër “dritave, festës, gëzimit…”. Kundër shumë gjërave! Ne kemi arsye për t’u gëzuar. Perëndia ka zgjedhur të na ofrojë një rrugë shpëtimi prej mëkatit tonë. Po të mos kishte ardhur Ai në tokë, në trup njerëzor, e të mos sakrifikohej për ne, ne do të ishim si gjithë të tjerët. “Nëse Krishtit nuk është ringjallur, besimi ynë është i kotë… dhe ne jemi më të mjerët e kësaj bote”, thotë Pali. Mos sulmo dritat, shtoji kuptim dritave!Prano “rendin e Perëndisë”. Të jep jetë me shpresë. Të gjithë përballemi me të njëjtat sfida. Le të mësojmë të dallojmë punën e Perëndisë në zemrat tona.Historia e djalit që kërkon shpresë jashtë Shqipërisë! “Shpresa gjendet larg prej këtu!Shpresa është pranimi i zgjidhjes së Perëndisë.Ne besimtarët, që e kemi pranuar Jezusin të na e drejtojë jetën, kemi shumë gjëra për të hequr dorë. Thashethemet, gjykimi, inati, zemërimi, e folur e pa mend, imoraliteti, zënkat, mëritë – të gjitha këto janë “rëndi njerëzor” – mënyra sesi bota zgjidh hallet, sesi ka zgjedhur të jetojë jetën. Ne duhet të pranojmë frytet e Frymës si mënyrën se si Zoti do të jetojmë. “Dashuria, gëzimi, paqja, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.” Këto janë frytet e një jete sipas dëshirës së Perëndisë. (Galatasit 5:19, 22).Disa, akoma kanë zgjedhur të mbështeten te “mendimet e zemrës së tyre”. Zemra, nga pikëpamja biblike, është qendra e mendimeve, veprimeve, vullnetit të njeriut. Kemi zgjedhur të jetojmë sipas bindjeve tona, sipas rrugës sonë. Por ka një rrugë më të mirë. Ka një rrugë, që nuk e ofrojmë ne si kishë, as disa prej nesh se gjoja jemi më të mirë se të tjerët, por vetë Perëndia. Ai zgjodhi të marrë trup njeriu, të bëhet si njëri prej nesh, që ne, përmes sakrificës së tij për ne, të mund ta njohim Atë edhe dashurinë e Tij. Ky është mesazhi i Krishtlindjes. Ai të fton në Mbretërinë e Tij të dashurisë.Napoleon Bonaparti: "Unë i njoh njerëzit; dhe ju them se Jezu Krishtit nuk është thjesht njeri. Mes tij e çdokujt në botë nuk ka asnjë rrafsh krahasimi të mundshëm. Aleksandri, Cezari, Karli i Madh dhe unë kemi themeluar perandori. Por mbi ç’baza i kemi mbështetur arritjet tona gjeniale? Mbi forcë. Jezu Krishti themeloi Perandorinë e Tij mbi dashurinë; e në këtë orë miliona njerëz do të jepnin jetën për të”.Jeto me shpresën dhe pritjen e Premtimeve të Perëndisë.Kjo foshnja, ky bebi që u rrit, që shkoi në vdekje, u ringjall, u ngrit në qiell pasi na dha porosi se si të jetojmë, do të kthehet përsëri. “Dashuria e tij nuk do të harrojë premtimet… Ashtu si nuk harroi premtimet bërë Abrahamit mijëra vite përpara se Maria ta rikujtonte, ashtu do të mbajë premtimet për t’u rikthyer prapë. Qofshim gati si Maria, për ta pritur me besim e me përulësi!Kush ka ardhur?“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij”. Isaia 9: 6-7 Dhe pse ka rëndësi? Sepse ai do të vijë prapë! Gëzuar Krishtlindjen!

Posted by Kisha Nxënësit e Jezusit – Tiranë on Saturday, December 23, 2017

Kush po vjen?

The magnificat (Hymni madhështor) – Kënga e Marisë

Prej disa javësh në kishën tonë kemi qënë duke folur për “foshnjën që po vjen”. Izraeli ishte në një atmosferë pritjeje. Shkrimet e kishin paradhënë – Dhiata e Vjetër që kemi edhe ne sot në shqip – që Shpëtimtari do të vinte. Maria edhe Jozefi bëhen protagonistë në ngjarje, barinjtë në fusha gjithashtu, ëngjëjt shfaqen në qiell, yje që drejtojnë rrugën drejt vendit ku po lind një fëmijë, dijetarë nga vende të largëta, që megjithëse ndoshta dinë pak, dinë mjaftueshëm sa të marrin rrugë të gjatë për të parë foshnjen, lindja e foshnjes, mbretër që kërkojnë ta vrasin, të tjerë që e adhurojnë…

Megjithëse kur lexon shkrimet e Dhiatë së Re, tregimet rreth lindjes së Krishtit janë trajtuar shumë shkurt, prapë, dimë mjaftueshëm për të krijuar një pamje të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndodhën në një periudhë 2-3 vjeçare.

Ka gjëra që janë thënë përpara lindjes së Tij, ngjarje që kanë ndodhur pas lindjes se tij, që e bëjnë këtë histori, këtë historinë e një bebeje që ka lindur, Historinë me H të madhe, historinë që nuk duhet humbur për asnjë arsye.

Kush po vjen? Dhe pse duhet ta dimë?

Letra Kërcënuese

Agroni i vogël donte një makinë të kuqe për Krishtlindje. Vendosi t’i shkruante një letër jo babagjyshit, por Jezusit. “I dashur Jezus, nëse më jep një makinë për Krishtlindje, nuk do të zihem më kurrë me motrën!” Pastaj mendoi, “bobobo, motrën nuk e duroj dot. Nuk e mbaj dot fjalën…”. E zhubraviti letrën edhe filloi prapë. “I dashur Jezus, po të më japësh makinën, do të ha perime pa u ankuar për një vit.” Filloi të mendojë për perimet… “spinaq, brokoli, karota…” Nuk e mbaj dot fjalën. Pastaj i erdhi ndër mend një ide. U ngrit nga krevati, shkoi te salloni i pritjes, pa ato zbukurimet e krishtlindjes, me Jezusin e vogël, barinjtë, delet… edhe Marinë, nënën e Jezusit… E mori Marinë, e mbështolli shpejt e shpejt me letër, e futi ne qese, edhe shkoi e fshehu në errësirë poshtë krevatit… Pastaj filloi letrën… “I dashur Jezus, nëse dëshiron ta shikosh nënën tënde prapë, më jep një makinë të kuqe për Krishtlindje…”

Sot, pasi ta gjejmë nënën e Jezusit, do t’i kërkojmë shpjegime: Kush po vjen? Dhe pse duhet ta dimë? E ngjashme me pyetjen e bërë në një këngë të famshme që titullohet: “Mari, a e dije ti…”.

Le të shikojmë se çfarë di Maria.

Menjëherë sapo ka marrë lajmin për shtatzaninë nga engjëlli, Maria udhëton për të takuar kushërirën e saj Elizabetë, e cila gjithashtu, me anë të një mrekullie, po priste një fëmijë. Kur takohen bashkë, Maria, lavdëron Zotin, duke thënë fjalët e mëposhtme:

“Gjithë qenia ime e madhëron Zotin dhe shpirti im ngazëllehet për Perëndinë, Shpëtimtarin tim, sepse ai hodhi sytë mbi përulësinë e shërbëtores së vet dhe, ja, të gjitha breznitë do të më quajnë të lume. Gjëra të mëdha ka bërë për mua i fuqishmi. I shenjtë është emri i tij. Mëshira e tij zgjat nga breznia në brezni për ata që e druajnë. Bëri vepra të fuqishme me krahun e tij, hodhi poshtë ata që mburreshin me mendimet e zemrës së tyre, rrëzoi të fuqishmit nga froni dhe lartësoi të përulurit. Të uriturit i mbushi me të mira, ndërsa të pasurit i nisi duarzbrazët. E ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke sjellë ndër mend mëshirën, siç u kishte thënë etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij përgjithmonë”, Luka 1:46-55

Çfarë di Maria:

Ajo di se kush është Perëndia.

Ajo e di që Perëndia është Shpëtimtari i saj. Ajo i njeh Shkrimet, premtimet e Perëndisë, se Ai do të sjellë një shpëtimtar.

Ajo di se çfarë i pëlqen Perëndisë rreth zemrës së njeriut.

Ajo e di që Perëndia e do një zemër të përulur e të bindur ndaj Tij.

Maria vetë është si një shembull i përulësisë. Le të shikojmë pak situatën nga këndvështrimi i saj: është akoma shumë e re, sapo është fejuar, po pret sipas zakonit të kohës, që i fejuari i saj të bëhet gati të paguajë një shumë te prindërit e saj, që të mund të martohet përfundimisht. Edhe engjëlli vjen e i thotë: “do të ngelesh shtatzanë megjithëse nuk je martuar, do të të flasin e përflasin gjithë njerëzit, do të rrezikosh të humbasësh të fejuarin… reputacionin… madje, edhe jetën…” Ne e dimë që për tradhëti bashkëshortore, siç mund të akuzohej dikush në atë situatë, ajo mund të vdiste e vrarë me gurë. E megjithatë, ajo thotë “Po, o Zot!”

Luka 1: 26-38

Në muajin e gjashtë engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë me emrin Nazaret, te një virgjëreshë që ishte e fejuar me një burrë që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit. Virgjëresha quhej Mari. Engjëlli shkoi tek ajo dhe i tha: «Gëzohu, hirplotë, Zoti është me ty. Ajo u trondit nga këto fjalë dhe mendonte për domethënien e kësaj përshëndetjeje. Engjëlli i tha: «Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Ja, do të mbetesh shtatzënë, do të lindësh një djalë dhe do tʼia vësh emrin Jezui. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i më të Lartit dhe Zoti Perëndi do tʼi japë fronin e Davidit, atit të tij. Ai do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përgjithmonë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim». Por Maria i tha engjëllit: «Si do të ndodhë kjo, se unë nuk njoh burrë?». Engjëlli iu përgjigj: «Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ty dhe fuqia e më të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet, prandaj i Shenjti që do të lindë do të quhet Bir i Perëndisë. Ja, edhe Elizabeta, kushërira jote, pret tʼi lindë një djalë në pleqërinë e saj dhe është në muajin e gjashtë, ajo që quhej shterpë. Për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur». Atëherë Maria tha: «Unë jam shërbëtorja e Zotit. Më ndodhtë sipas fjalës sate». Dhe engjëlli u largua prej saj.)

Ajo di që Zoti do të shkatërrojë një “rend njerëzor” të të bërit të gjërave (të të parit të realitetit sipas mendjes së njeriut) dhe do të ofrojë një rend ndryshe, “rendin e Perëndisë”.

Të pasurit përkundrejt të varfërve.

Të përulurit përkundrejt krenarëve.

Do të hedhë poshtë ata që “mburren me mendimet e zemrës së tyre.”

Perëndia i plotfuqishëm, zgjedh të na sjellë veten e Tij në tokë, hyjninë e mishëruar në trup njeriu si ne, që të mund të jetojë si ne, të mund të na tregojë një shembull se si të ndjekim Perëndinë. Nuk ka rrugë tjetër për ta njohur Zotin përvecse nëpërmjet Jezusit. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Le të heqim dorë nga të krijuarit e “zotërave sipas mendjes sonë”.

Ajo i di premtimet e Perëndisë. Ajo e di që Perëndia i mban premtimet.

Premtimi i Abrahamit – do të krijoj një komb prej teje, kombin e besimit. Sipas apostullit Pal, ne jemi kombi i besimit; ata që ndjekin Perëndinë me besim në Birin e Tij, në besim në premtimet e Tij.

“Mëshira e tij” në këtë kontekst është dashuria e tij hyjnore, një dashuri e përkushtuar, që nuk harron premtimet, që do të shfaqet herët a vonë. Zoti vepron për shkak të dashurisë së Tij të pakushtëzuar.

Çfarë di Maria? 

Në fund të fundit, çfarë lidhje ka kjo me ne sot?

Kënga e Marisë është një himn lavdërimi, mbushur plot me gëzim. Nëse e njeh Perëndisë siç e njeh Maria, siç na është zbuluar në shkrimet, gëzohu! Shumë të krishterë, i dëgjoj të flasin kundër “dritave, festës, gëzimit…”. Kundër shumë gjërave! Ne kemi arsye për t’u gëzuar. Perëndia ka zgjedhur të na ofrojë një rrugë shpëtimi prej mëkatit tonë. Po të mos kishte ardhur Ai në tokë, në trup njerëzor, e të mos sakrifikohej për ne, ne do të ishim si gjithë të tjerët. “Nëse Krishtit nuk është ringjallur, besimi ynë është i kotë… dhe ne jemi më të mjerët e kësaj bote”, thotë Pali. Mos sulmo dritat, shtoji kuptim dritave!

Prano “rendin e Perëndisë”. Të jep jetë me shpresë. Të gjithë përballemi me të njëjtat sfida. Le të mësojmë të dallojmë punën e Perëndisë në zemrat tona.

Historia e djalit që kërkon shpresë jashtë Shqipërisë! “Shpresa gjendet larg prej këtu!

Shpresa është pranimi i zgjidhjes së Perëndisë.

Ne besimtarët, që e kemi pranuar Jezusin të na e drejtojë jetën, kemi shumë gjëra për të hequr dorë. Thashethemet, gjykimi, inati, zemërimi, e folur e pa mend, imoraliteti, zënkat, mëritë – të gjitha këto janë “rëndi njerëzor” – mënyra sesi bota zgjidh hallet, sesi ka zgjedhur të jetojë jetën. Ne duhet të pranojmë frytet e Frymës si mënyrën se si Zoti do të jetojmë.

“Dashuria, gëzimi, paqja, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.” Këto janë frytet e një jete sipas dëshirës së Perëndisë. (Galatasit 5:19, 22).

Disa, akoma kanë zgjedhur të mbështeten te “mendimet e zemrës së tyre”. Zemra, nga pikëpamja biblike, është qendra e mendimeve, veprimeve, vullnetit të njeriut. Kemi zgjedhur të jetojmë sipas bindjeve tona, sipas rrugës sonë. Por ka një rrugë më të mirë. Ka një rrugë, që nuk e ofrojmë ne si kishë, as disa prej nesh se gjoja jemi më të mirë se të tjerët, por vetë Perëndia. Ai zgjodhi të marrë trup njeriu, të bëhet si njëri prej nesh, që ne, përmes sakrificës së tij për ne, të mund ta njohim Atë edhe dashurinë e Tij. Ky është mesazhi i Krishtlindjes. Ai të fton në Mbretërinë e Tij të dashurisë.

Napoleon Bonaparti: “Unë i njoh njerëzit; dhe ju them se Jezu Krishtit nuk është thjesht njeri. Mes tij e çdokujt në botë nuk ka asnjë rrafsh krahasimi të mundshëm. Aleksandri, Cezari, Karli i Madh dhe unë kemi themeluar perandori. Por mbi ç’baza i kemi mbështetur arritjet tona gjeniale? Mbi forcë. Jezu Krishti themeloi Perandorinë e Tij mbi dashurinë; e në këtë orë miliona njerëz do të jepnin jetën për të”.

Jeto me shpresën dhe pritjen e Premtimeve të Perëndisë.

Kjo foshnja, ky bebi që u rrit, që shkoi në vdekje, u ringjall, u ngrit në qiell pasi na dha porosi se si të jetojmë, do të kthehet përsëri. “Dashuria e tij nuk do të harrojë premtimet… Ashtu si nuk harroi premtimet bërë Abrahamit mijëra vite përpara se Maria ta rikujtonte, ashtu do të mbajë premtimet për t’u rikthyer prapë. Qofshim gati si Maria, për ta pritur me besim e me përulësi!

Kush ka ardhur?

“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes. Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit dhe në mbretërinë e tij”. Isaia 9: 6-7 

Dhe pse ka rëndësi? Sepse ai do të vijë prapë! Gëzuar Krishtlindjen!