Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Formulari per Mentorim

[x_button shape=”rounded” size=”large” float=”right” Formulari per Mentorimin. info=”none” info_place=”top” info_trigger=”hover”]Shakrko formularin[/x_button]

I dashur Mik / E dashur Mike, përshëndetje!

Të gjitha shërbesave dhe grupeve të vogla në kishën tonë ne u kemi kërkuar  këtë vit të gjejnë një mbështetës(e) në lutje dhe inkurajim. Kërkohet që ata vetë të gjejnë personat jashtë grupit të tyre, që tashmë kanë disa vite përvojë në shërbesë. 
Në qoftë se ti po e merr këtë formular prej tyre, kjo do të thotë që ata të vlerësojnë si burim i pasur dhe ndoshta mund t’i japësh një mbështetje të bekuar grupit të tyre! Që të mund të kthesh një përgjigje të mirë grupit që të fton për këtë shërbim ndaj tyre, duhet të dish se çfarë kërkohet konkretisht.

Së pari duhet shpjeguar që, edhe pse ka pasur shumë dëshirë, në përgjithësi këtë lloji mbështetje në të kaluarën nuk e kemi siguruar për një pjesë të madhe të shërbesave. Dukej që arsyeja kryesore ishte mungesa e kohës nga ana e mentorëve. 
Ndaj këtë vit po provojmë një sistem tjetër me shpresën që ta kapërcejmë këtë sfidë. Po u kërkojmë mentorëve një përkushtim që mund të kryhet vetëm dy ose tre ore në muaj, përveç kohës personale në lutje.

Pra, mentorit apo mentores i kërkohet si vijon:

  1. Një kafe (takim personal) një herë në muaj me përgjegjësin apo përgjegjësitë kryesor të grupit.
  2. Një telefonatë apo muhabet çdo javë (psh. në takimin e kishës), vetëm për të pyetur se si janë dhe nëse kanë ndonjë kërkesë lutje.
  3. Impenjim për tu lutur për grupin disa herë në javë në kohën tënde personale me Zotin. (Psh. ndoshta mund të ndërmjetësosh për qëllimet e tyre dhe për hapat që hedhin çdo mëngjes nga e hëna deri të premten.) Nuk ka problem nëse harron, ideja është që të përkushtohesh përsëri! Këtë lutje rregullisht në kohën tënde personale me KrishtinNe e shohimsi bekimin më i madh që mund t’ia dhurosh grupit, edhe nëse nuk ndjen që mund të japësh aq sa duhet në fusha të tjera.
  4. Në fillim të çdo muaji, teklinku që do të sigurohet,do të plotësosh një pyetësor të shkurtër online. Ideja është që të mund ta plotësosh brenda 15 minutash me qëllim që stafi të dijë ecurinë e grupit dhe nëse kanë ndonjë nevojë. (Ne do të të dërgojmë çdo muaj një email për t’u kujtuar.)Vëlla! Motër! Ne kemi një siguri përpara Zotit,  që çdo pjesëtar(e) në kishën tonë mund t’i japë një ofertë të bekuar Krishtit! Nëse ti ke mundësi për ta ndihmuar grupin (sidomos në lutje), pleqësia jonë mendon që do të jesh duke plotësuar një nga nevojat kryesore të grupit, gjë që përbën një kënaqësi edhe më të madhe për Perëndinë Atë. Nëse je gati për ta provuar këtë përgjegjësi, të lutem plotëso të dhënat më poshtë dhe ma jep mua (Vonit) në kishë.

Emri i Mentorit apo Mentores: ____________________________

Adresa e emailit: _______________________________________

Numri i celularit: ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­_______________________________________ 

Nuk e ke idenë se sa bekim do të jesh po të kesh mundësi të shërbesh kështu!

Voni

Po të kesh ndonjë mendim apo nevojë, shkruaje këtu:

 

 

Ketu mund te shkarkoni formularin e mentorimit

[x_button shape=”rounded” size=”large” float=”none” Formulari per Mentorimin. info=”none” info_place=”top” info_trigger=”hover”]Shakrko formularin[/x_button]