Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Java e martesës – Të ndërtosh me Jezusin në qendër!

Java e martesës – Të ndërtosh me Jezusin në qendër!

Java e martesesTe ndertosh me Jezusin ne qender!

Posted by Kisha Nxënësit e Jezusit – Tiranë on Saturday, February 10, 2018

 

18 Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Frymën e Shenjtë.19 Atëherë Jozefi, i fejuari i saj, i cili ishte njeri i drejtë dhe nuk donte ta poshtëronte botërisht, vendosi ta linte fshehtas.20 Por, ndërsa bluante me vete këto çështje, ja që iu shfaq në ëndërr një engjell i Zotit dhe i tha: “Jozef, bir i Davidit, mos ki frikë ta marrësh me vete Marinë si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë.21 Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t’i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.”22 E gjithë kjo ndodhi që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit që thotë:23 “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t’i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”.”24 Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;25 por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus.
Mateu 1:18 – 25

V18 Koha e premtimit përpara lidhjes në martesë. Arsyetimi sipas (LiP 22:23-27)

V19 I drejtë: Përpara Perëndisë / Përpara njerëzve. Njeriu i drejtë e kërkon drejtësinë fshehur në zemrën e tij pastaj manifestuar në botën e tij.

V20 Njeriu i drejtë mendon, shqyrton, bluan, lutet përpara se të veprojë.
Përmes bindjes së Jozefit, Jezusi legjitimohet si Biri i Davidit. Bashkëveprimi hyjnor-njerëzor.

Në martesë: Shoqe e destinuar – Ndihmë që leverdis – Grua e virtytshme – Nuse
Dilema për ta besuar Ungjillin. Kategoria e Jozefit: Fjala & Besimi. A do pranosh edhe ti sot Krishtin?

V21 Fruti i bindjes sonë: Krishti. Të ndërtojmë me Jezusin në qendër.

V22 & 23 Referenca e profecisë tek Isaia 7:14

V24 Njeriu i besimit është ai që menjëherë bindet. E mori / Pranë vetes / Gruan e tij

V25 Njeriu i drejtë manifeston integritet – deri në fund. Dashuria pret.

ZBATIM:
1. Qëllimi parësor i tekstit: të japë një dëshmi të qartë dhe të pakontestueshme, të identitetit të Krishtit si Biri i Perëndisë. Këtë Ungjilli e bën duke përdorur rrethanat e dy njerëzve: prindërit e Jezusit. Sot, brezi ynë, ashtu si edhe atëherë ka nevojë jo thjeshtë për Ungjillin deklaruar përmes ligjit, profetëve dhe apostujve shkruar në libër. Sot, brezi ynë ka nevojë për burra dhe gra, djem edhe vajza, të cilët me jetën e tyre e dëshmojnë Krishtin. Ndërto me Krishtin në qendër!
2. A ka rënë jeta jote në kompromis? Tani është momenti – pendohu përpara Zotit dhe kthehu.
3. A do jesh ti sot në brezin tënd një Jozef? Perëndinë e ke në krah – dorëzohu & fuqizohu tek Ai.