Marrdhënia – Partner në rritje

marselBlog

Von Golder partner ne rritje diti gjiini

Broshura_partner_ne_rritje

Si të ndërtojmë miqësi të ngushta dhe ndërtuese

Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një
dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër.(1Ptr.1:2)

Zhvillimi i Marrëdhënies
Partner në Rritje 

Në Kishën Nxënësit e Jezusit kemi bindjen që për të ecur mirë në jetë na duhet të ushqejmë miqësitë e ngushta. Këto marrëdhënie i quajmë “partner në rritje” dhe më poshtë do të përpiqemi të
shpjegojmë se si kushdo besimtar mund të zhvillojë një besëlidhje të tillë miqësore me dikë tjetër.

Përpara se të fillojmë të mendojmë apo të kërkojmë për një mik apo mikeshe besnike duhet të dimë: A kemi nevojë për një mik të tillë? Dhe vetëm pasi t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje mund të
provojmë të gjejmë një mik. Hapi i parë për t’u shëruar është të dimë se kemi nevojë për shërim. Pra duhet të kuptojmë se kemi nevojë për një mik besnik në Zotin.

Jezusi kishte Atin dhe gjithashtu 12 dishepuj me të cilët kishte miqësi. Nga të 12 ai kishte marrëdhënie më të afërta me tre prej tyre dhe mbase nga të tre, me shumë me njërin prej tyre.

Nëse Zoti ynë bëri kështu a duhet të kemi edhe ne marrëdhënie të tilla të afërta? A kemi nevojë për miq të tillë besimtarë?

Pra, që dikush të lutet me këmbëngulje për ne; të kemi se ku t’i rrëfejmë mëkatet pa frikë; të kemi një shoqëri të vyer; që dikush të na japë një pasqyrë më të saktë të vetes – të mirat dhe të
keqijat, ka kush na qorton me dashuri pa u ndjerë i nënvleftësuar, na ndihmon për të vendosur një roje në fushat e dobësisë në jetën tonë, është dikush që na ndihmon për të kthyer dëshirat tona të perëndishme në qëllime të matshme e pastaj na pyet nëse ia kemi arritur, të ndërtojmë një besim të ndërsjelltë. Në kohëra të vështira, kemi se ku të mbështetemi; gjejmë ndihmë për të përpiluar një plan (këshillë dashamirëse); dikush qan me ne dhe lutet për ne; kemi se kujt t’i besojmë gjërat më të vështira në jetën tonë; në rast fatkeqësie, dikush do të kujdeset për familjen tonë; dikush beson tek thirrja e Zotit në jetën tonë dhe na kujton kur ndihemi të dobët; e nxisim tjetrin për të vazhduar në besim; na jep shpresë për të ardhmen; mësojmë të jemi besnikë në lutje dhe vepra, harrojmë interesat personale për shkak të dashurisë; etj. etj.

Ne mendojmë se të gjithë kemi nevojë për miq të tillë dhe të mësojmë se si të jemi vetë të tillë. Prandaj jemi trupi i Krishtit dhe duhet të jemi të lidhur fort me njëri tjetrin në besëlidhjen e
përsosur që është Dashuria e Zotit. Prandaj Ai na ka vënë në një familje dhe pranë njëri tjetrit. Pasi të kuptojmë këtë gjë le të provojmë duke parë me kujdes hapat e mëposhtëm:

Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njeri tjetrin me zemër të pastër.
(1Ptr.1:2)

  • Duhet bërë prioritet 5:7‐8 1Gj. 4:7‐12; Gj. 17:23; 1Sam.20:1‐42; Fj.Urta 27:9; 27:6; 20:18; 25:11‐12. Ky proçes është i gjatë dhe të kushton kohë vazhdimisht. Nëse nuk e kemi parë rëndësinë, nuk do të këmbëngulim afatgjatë, duke e konsideruar atë si të dorës së dytë, kjo miqësi nuk do t’ia arrijë qëllimit për të cilin po e ndërtojmë
  • Kohë zbuleseUrta 19:2; 29:20; Pred.5:2.Fillo takohu me disa njerëz për të parë a janë të gatshëm ata të të vlerësojnë pavarësisht nga dobësitë e tua, a janë besnikë me gjëra personale dhe më e rëndësishmja është për të parë a përpiqen të luten rregullisht për ty. Natyrisht, ti duhet të përpiqesh të jesh i tillë gjithashtu. Gjatë kësaj kohë ka rëndësi të fillosh të rrëfesh ndonjë mëkat apo dobësi në jetën tënde për të parë nëse tjetri mund të besohet me gjërat e tua personale. Kjo periudhë prove duhet të zgjasë për të paktën një muaj, dhe më e mira është që të kesh disa njerëz ndërmend, se për arsye të ndryshme kjo marrëdhënie mund to mos funksionojë me ata që menduam në fillim.
  • Përkushtimi 12:1; Jak. 5:7‐8; Gal. 6:9; Heb. 12:1; 1Kor.15:28, (pas një muaji që takoheni rregullisht). I premtoni njëri‐tjetrit, që do të përpiqeni të takoheni një herë në javë dhe do të luteni rregullisht për njëri‐tjetrin. (Dihet se gjatë verës takimet mund të ndërpriten për një kohë, por do të vazhdoni kur të keni mundësi.)  Rekomandohet që përkushtimi të bëhet për një vit.
  • Pyetjet: (Shembulli biblik – Jezusi shpesh u ka shtruar pyetje dishepujve të vet. Pyetjet e Zotit (si psh. Zan. 3:9‐11) shërbejnë që të nxjerrim gjëra të nevojshme.) Pyetjet janë të domosdoshme që komunikimi juaj të thellohet, sepse ju shtyjnë për të folur për fusha, për të cilat mbase nuk do të flisnit zakonisht. Kjo gjë është e vështirë, por pastaj do ta rrisë shumë miqësinë tuaj, po të sigurohet që mund t’i zini besë njeri‐tjetrit për çeshtje shumë personale. Gjithashtu këto pyetje na ndihmojnë për të rrëfyer gjëra të vështira në një atmosferë besimi të ndërsjelltë.  Sa nevojë kemi si besimtarë t’i rrëfejmë mëkatet tona, dhe t’i heqim kthetrat e tyre nga jeta jonë!  (1Gj. 1:8‐9; Jak. 5:16) Pyetjet janë: a) Si është marrëdhënie jote me Zotin kësaj jave? (Kini parasysh tri fushe kryesore: Bibla, lutja dhe adhurimi personal) 1:2‐3; Eks.30:3; Fil.2:10; 1Thess.5:17; b) Cilat kanë qenë tundimet apo mëkatet e tua kësaj jave? Jak. 5:16; 1Gj. 1:5‐10; Fj.Urt. 28:13; c) Si ecën shërbesa jote brenda shtëpisë?; (Ne e konsiderojmë shërbesën tonë brenda shtëpisë më me rëndësi sa sa shërbesa jashtë shtëpisë.) 1Tim.3:4‐5,12; Tit.1:6; 1Tim.5:8 d) A ke ndonjë konflikt apo marrëdhënie të prishur, me të cilën duhet të ballafaqohesh sipas hapave të konfliktit? (Kujdes!  Mund dhe duhet të flasesh për këtë pa bërë thashetheme për dikë tjetër.) Mt.5:23; 18:15; e) Si ecën shërbesa jote jashtë shtëpisë? Fil. 3:14; Jak. 2:26; 1Ptr. 4:10; Ef. 4:4; 1Tim.3:13; Tit. 2:14; 3:14  Sugjerohet që të flisni për këto pyetje sipas kësaj renditjeje.
  • Vënia e qëllimeve – (Mëkëmbja e shprehive) 16:10 Lk. 16:10; Mt. 25:1‐13; 25:21; Çdo pyetje më sipër pasohet nga një pyetje tjetër: A duhet të marrësh një hap konkret kësaj jave për t’u rritur në këtë fushë? Vini re se, ndryshe nga dëshira e mirë, qëllimi mund të matet në sasi e në kohë. (Përcaktimi i qëllimeve është një fushë me mina, por duhet kapërcyer. Disa gabime ndodhin shpesh këtu, por gabimi më i shpeshtë është që përcaktohen shumë qëllime, të cilat janë tepër të vështira për tu arritur. Pastaj dështimi përfundon në zhgënjim me veten dhe heqje dore.) Prandaj caktoni maksimumi 2 qëllime, të cilat mund të arrihen lehtë dhe pasi këto qëllime janë bërë zakone mund t’i rrisni në sasi dhe cilësi.  Për shembull, po qe nuk jam i kënaqur me dashurinë që tregoj në shtëpinë time,  unë mund të vendos që do të lutem 5 minutë katër herë në javë për secilin anëtar, apo që do t’i laj enët në darkë tre herë kësaj jave, etj..  Pastaj partneri im do të lutet për mua për plotësimin e qëllimit të vënë, duke më pyetur javës tjetër nëse ia kam arritur, ose duke më këshilluar po të mos i plotësoj.  Mos e humb zemrën kur nuk ia arrin!  Kjo është një gjë normale, që do të ndodhë gjatë rritjes. Thjesht ule nivelin e kërkesës dhe vazhdo të ngulësh këmbë.
  • Stuhitë – (Që rrëzojnë kufijtë ) – Urta 27:6; Do të vijnë fërkime me partnerin dhe me kohë do të na dalin ca gjëra të padëshirueshme. Kur përkushtimi juaj qëndron i fortë dhe vazhdoni takimet e komunikimin tuaj edhe kur nuk keni më qejf, do të zbuloni një rritje të habitshme në dashuri për njeri‐tjetrin. Zakonisht duke mbrojtur vetveten, ne ngremë disa mure apo kufi në komunikim që nuk e lejojnë tjetrin të hyjë më thellë në fushat ku kemi dobësi apo probleme. Fërkimet apo përplasjet ndodhin pikërisht me këto mure të cilat nuk lejojnë që këto probleme të dalin në dritë dhe të shërohen. Mbani fort përkushtimin për njëri tjetrin dhe kujtoni që Zoti ju do dhe vëllai apo motra gjithashtu, pavarësisht nga dobësitë. (Këtu na afrohet mundësia e mrekullueshme të zbatojmë Kol. 3:12‐17!)
  • Lutja – (Lokomotiva e kësaj marrëdhënieje) – 1:2; Lk. 18:1; Lk. 21:36; Ef. 6:18; 1Ptr. 4:7; 1Thes. 5:17; Çdo pikë ka rëndësinë e vet, por lutja e përkushtuar dhe afatgjatë për njeri‐tjetrin është mbase vegla më kryesore, e cila përcakton suksesin e marrëdhënies suaj “partner në rritje”. Ne sugjerojmë që të lutesh për partnerin 5 herë në javë.
  • Hiri i Zotit 15:10 Nuk është strategjia jonë, por hiri i Zotit, i cili shkakton rritje tek ne. Besimi ynë nuk qendron tek një partner në rritje, por tek Perëndia. 1Kor. 15:10; Jak. 4:6; (Hyrja dhe mbyllja e çdo letre të Palit) 1Kor. 3:6; Unë e mbolla, Apoli i ujiti, po Perëndia bëri të rriten.  (Heb. 12:28‐29)

 

Vëlla i dashur; Motër e vyer; urojmë që të mësosh se si të ndërtosh miqësitë e ngushta dhe besnike nëpërmjet këtyre mjeteve.  Po të ngulësh këmbë për të paktën 6 muaj, do të fillosh të zbulosh sa shumë bekim mund të sjellin këto miqësi.  Qëndroni të fortë në lutje për njëri‐tjetrin!  Ju duam shumë në Krishtin.

 

Udhëheqësia e Kishës