Seria ​Ungjilli i Lukës – ​”… të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.” (Luka 1:4)

marselPodcast

​Qëllimet e Serisë:

​* Jetë shpirtërore me Fjalën e Perëndisë

​* Të shohim një film (një histori nga Bibla) të plotë, pa ndërprerje.

  • Lexojeni Ungjillin e Lukës 2-3 herë gjatë këtyre dy muajve nga fillimi në fund.

“Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, m’u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t’i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.”                      Luka 1:1-4

 Vëzhgime:

  • Tregimi i ngjarjeve që ndodhën në mes të njerëzve të kohës
  • Dëshmitarë okularë

Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij. Sepse ai mori nder dhe lavdi nga Perëndia Atë, kur i erdhi ky zë nga lavdia e madhërishme: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur.” Dhe ne e dëgjuam këtë zë që vinte nga qielli, kur qemë bashkë me të në malin e shenjtë.                                                                                        2 Pjetrit 1: 16-18

* … të t’i shkruaj sipas radhës…

* … fort i nderuari Teofil…

Çfarë ka mësuar Toefili nga leximi?

  • Plani i Perëndisë për shpëtimin.
  • “Duhej të ndodhte kështu…” – 40 herë në Ungjillin e Lukës nga 101 raste në gjithë Dhiatën e Re. (2:49, 4:43, 13:36; 17:25; 21:9; 23:33; 24:7, 26; 24:44.
  • Krishti dhe Mbretëria e Perëndisë.
  • Jeta prej dishepulli. A ia vlen gjithë mundimi? (Teofili ndoshta duke menduar nëse ia vlen të ndjekësh Jezusin në mes të vështirësive edhe kundërshtimeve.
    • “Ia vlen ecja e vështirë e besimit”, D. Bock, teolog, studiues i Ungjillit të Lukës.
  • Përkujdesja për “të harruarit, të mënjanuarit, te humburit”.
    • Të varfërit, gratë, tagrambledhësit – “mëkatarët”.

Çfarë mund të mësojme ne?