Sola Scriptura – Ilir Stavro

Sola Scriptura – Ilir Stavro Kur isha ne universitet mora letren e pare ng prinderit. Ndoshta keni marre nje leter nga prinderit. Kur e moret letren e a vute mbi tavoline dhe menduat: po e lexoj me vone se tani jam I zene? Jo, kur dikush I dashur na dergon nje leter, ne leme gati gjithcka dhe duam te sigurohemi qe e kemi lexuar te gjithe. Po sikur Perendia vete te na dergonte nje leter, cfare do te benim me te?Perendia krijues, I plotfuqishmi, sovrani, I kudondodhur, I dashur, I drejte dhe I hirshem na ka treguar per veten e vet, na ka shkruar nje leter ku mund te mesojme per Te, dhe kjo leter eshte Bibla. Nese Krijuesi, Mbreti sovran i Universit, Ai qe cakton mbreterit dhe Qeveritaret, ai qe kontrollon cdo fije floku ne koken tone ka folur dhe fjala e Tij ka ardhur deri tek ne, atehere kjo fjale eshte gjeja me e rendesishme. Imagjinoni pak, krijuesi, qe e di fundin, na ka shkruar nje leter. Nje leter qe flet per cdo gje te rendesishme ne jete, per familjen, femijet, marredheniet, dhe ketu tregohet se si mund te kesh miqesi me Perendine. UAU!!! Sot ne bote ka miliarda libra, por une kam privilegjin te mbaj ne dore nje liber qe ishte i ndaluar ne kohen e Komunizmit dhe qe ne disa vende te botes njerezit nuk e kane kete mundesi. Mbaj mend heren e pare qe mora nje Bibel. Isha ne Universitet, isha bere besimtar, ky liber thuhet se na eshte derguar nga Zoti dhe une doja ta lexoja. Aty mund te kuptojme cfare mendon Zoti, cfare deshiron ai per ne, ai eshte nje Ate i dashur, qe aty thote “Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë.” Zoti banon Brenda meje dhe me drejton.Aty mesojme se si ta shohim boten me syte e Zotit, aty shohim qe bota nuk eshte kaq sa shohim, qe ka nje realitet tjeter, qe ka jete pas vdekjes. Kjo ndryshon menyren si jetoj, sepse nuk i mbaj syte tek gjerat e kesaj bote. Gjerat qe lexoj ketu me ndryshojne. Ato mund t’i mesoj permendesh dhe te meditoj per to. Mund t’i ripertyp. Kur Zhytem tek fjala e Tij Ai me ndryshon. Ajo qe mendon te ndryshon. Veshtiresia eshte qe ne marrim shume mesazhe, mesazhe nga te afermit, mesuesit, TV, gazetat, Evropa, Amerika, Hollivudi, fe te tjera, dhe leme pas dore mesazhin kryesor, letren me te rendesishme. Jemi ne mes te Serise 500 vjetori i Reformacionit, 125 vjetori i VUSH-it. Ne Temen e pare mesuam nga jeta e Martin Luterit, dhe vazhduam me shtyllat e Reformacionit qe ishin Vetem Besimi, Vetem Krishti, Sot do te vazhdojme me Vetem Shkrimi I Shenjte-nga latinishtja Sola Skriptura-vetem Shkrimi. Cfare eshte Sola Scriptura? Nga e dime qe Bibla eshte Fjala e Perendise? Nga e dime qe njerezit nuk e kane ndryshuar? Cfare vlere ka Bibla, e shkruar para 2000 vjetesh ne shekullin e 21? Si mund te perfitoj nga njohja dhe leximi I Bibles? Le te Lutemi.Cfare eshte Sola Scriptura?Sic e dime, reformacioni nisi per shkak se nje murg dhe Profesor katolik, Martin Luteri vuri re qe Kisha kishte filluar te perdorte strategji per te fituar para duke shitur indulgjenca. Indulgjenca blihej dhe lejonte personin I cili e blinte te kalonte pas vdekjes direkt ne Parajse. Kur Luteri iu afrua nje te dehuri per ta keshilluar, ai nxjerr indulgjencen duke thene, tashme I kam te falura mekatet keshtu qe mund te bej cfare te dua. Pra ceshtja ishte, kisha dhe Papa, me traditat dhe mesazhet e tyre po dilnin kunder shkrimit. Nje nga pyetjet atehere ishte, kush ka te drejte Papa apo Bibla. Kush ka autoritet te vendose? Luteri doli me tezen qe Vetem Shkrimi eshte autoriteti yne final sepse Papet dhe keshillat mund te marrin vendime te gabuara. Kjo ishte nje herezi shume e madhe dhe jeta e Martin Luterit ishte ne fije te perit. Te tjere qe kishin dyshuar autoritetin e Papes ishin djegur. Parimi I Sola Skriptura apo Vetem Shkrimi thote se autoriteti Suprem eshte Shkrimi I Shenjte. Asgje, as Papa, as keshillat e kishes, as tradita, nuk mund te kundershtojne apo te dalin mbi Shkrimin. Askush nuk mund te shtoje ose te heqe nga Shkrimi I Shenjte.Duhet te kuptojme qe tradita ka vendin e saj, ne mesojme nga njeri-tjetri, nga kisha dhe historia e saj, por nese ndonjera nga keto del kunder Bibles, ne e dime se kush ka perparesi. Reformatoret nuk dolen me gjera te reja, ata thjesht u kthyen tek gjerat e vjetra, te cilat kisha gradualisht I kishte deformuar.Kjo qe ndodhi me Luterin me kujton Jezusin dhe konfliktin e tij me farisenjte sepse vinin traditat para shkrimit. Ai u tha: Mat 15: “Keshtu ju keni prapesuar urdherimet e Perendise per shkak te tradites suaj.”Per protestantet, Sola Scriptura I hapi rrugen perkthimit te Bibles ne menyre qe njerezit ta njohin shkrimin ne Gjuhen e Zemres. Filloi perkthimi I Bibles ne Gjuhet e ndryshme dhe shtypi I shkruar e mundesoi perhapjen e Biblave. Iu dha mundesia njerezve te njohin drejtperdrejt fjalen e Zotit dhe jo permes nje prifti.Kemi folur deri tani per pse vetem Shkrimi por ndoshta ka njerez ketu qe duan te dine se pse ne besojme se Bibla eshte Fjala e Zotit? A nuk eshte ajo e shkruar nga njerez dhe me gabime? Evidenca per besueshmerine e Bibles. Nga e dime qe Bibla eshte Fjala e Perendise?Kemi shume argumente dhe nuk kemi kohe sot te flasim gjate por do te permend disa nga argumentet me kryesore: Profecite e permbushura.Ne nuk mund ta dime te ardhmen. Une nuk e di se cfare dege do te fitojne ne Universitet femijet e mi. Nuk e di se si do quhen bashkeshort e tyre. Une nuk e parashikoj dot. Une nuk e di si do te quhet Kryeministri I Shqiperise pas 50 vjetesh. Une nuk e di as sa prej nesh qe jemi sot ketu do te jemi gjalle pas 50 vjetesh.  Por, nese Zoti ekziston, ai njeh te ardhmen dhe permes profeteve te tij ka folur. Permbushja e profecive eshte nje prove qe keto nuk jane fjale njerezore, por vijne nga dikush I cili e sheh te ardhmen. Ai vendos te na e zbuloje. Cilat jane disa shembuj profecish te permushura? Profetet ne DHV kishin parashikuar mjaft fakte per Mesian: 300 prej te cilave jane permbushur, psh vendi i lindjes se Mesias, qe do te lindte nga nje e virgjer, vendi ku do te rritej, qe do te hynte ne Jeruzalem mbi nje gomar, qe do te tradhetohej nga shoku i tij per 30 monedha argjendi, qe do te tejshpoheshin duart dhe kembet, Nje professor matematike u dha 600 studenteve te matematikes nje problem probabiliteti per te pare se sa eshte mundesia qe nje person rastesisht te plotesoje 8 profeci te cilat u permbushen ne Jezusin. Probabiliteti qe nje person te permbushe 8 profeci eshte 1 ne 1017. Profesori llogariti qe nese do kishte aq shume monedha gati sa 50 lekeshi yne, mund te mbulonte shtetin e Teksasit per 61 cm (mbi gju) Nese nga keto monedha do te merrnim njeren ta benim me shenje dhe t’i perzienim, nje njeri me sy te mbyllur te nisej dhe me te paren ta gjente monedhen me shenje.Teksasi 696.241 km2: 28748 km2 Shqiperia= 24 Shqiperi=gjysmen e Evropes Lindore.Teksasi 1244 km I gjere= 12 ore me makine nese ecen me 100 km/ore 1270 km I gjatePor, nese marrim probabilitetin qe dikush, rastesisht te permbushe 48 profeci me detaje sic I ka permbushur Jezusi. Probabiliteti shkon 1X10 ne fuqi 157 pra 1 ne 10157Psh sa vete kane lindur nga nje e virgjer (pa faren e nje burri?) nuk eshte e mundur, le te shkojme me tej, sa eshte probabiliteti qe ky femije te linde ne nje fshat te Palestines, ne Betlehem, sa eshte mundesia qe qeveritari te kerkoje ta vrase kete femije dhe familja nga gjithe vendet e mundshme te shkoje ne Egjipt per te shpetuar, sa prej ketyre femijeve do kthehen ne Nazaret? Sa prej tyre femijeve do jetonin nje jete te shenjte, sa prej tyre do te kishin aftesi te sheronin te verberit, sa do te benin nje hyrje madheshtore mbi nje gomar ne Jeruzalem, do te tradhetoheshin nga nje shok per 30 monedha argjendi, sa prej tyre do vriteshin me kryqezim, nuk do t’I thyhej asnje kocke, per sa prej tyre do te hidhnin short per rrobat e tyre, sa do t’u jepnin uthull sipas profecive, sa do t’i falnin ata qe po i vrisnin, do varrosej ne varrin e nje te pasuri, sipas profecive, sa prej tyre do kishin fuqine te ringjalleshin diten e trete?Keto jane vetem disa nga profecite qe u permbushen me detaje. Keto profeci te permbushura vertetojne qe Zoti qe di te ardhmen, ka folur. Jezu Krishti eshte nje fakt ndoshta me shume absolut se cdo fakt tjeter ne bote.Nje ateist I njohur tha: Do ta besoja Zotin nese do te thoshte disa gjera dhe keto do te plotesoheshin. Iu pergjigjen, tashme e ka bere. Bibla eshte nje liber unik, përmban 66 libra, të shkruar nga 40 autorë gjatë një periudhe 1600 vjeçare në tri gjuhë, në tri kontinente; megjithatë, është një libër që ka nje temë qendrore: Zotin qe perpiqet te shpetoje njeriun duke derguar Zotin Jezu Krisht.Vete Jezusi citoi Shkrimet e Shenjta, Pese librat e Moisiut, Profetet dhe Psalmet, pra gjithcka qe ne kemi ne dhjaten e vjeter. Te krishteret e pare pranuan gjithe Dhjaten e Vjeter per shkak se Jezusi e pranoi. Ungjijte permbledhin jeten dhe mesimet e tij. Letrat interpretojne mesimet e Tij dhe na tregojne si te jetojme tani qe i kemi besuar Atij. Vete autoret e Dhjates se Re e pranuan se po shkruajne te frymezuar nga Perendia dhe i quajten shkrimet e tyre Shkrime te Shenjta. Duhet te jemi te qarte qe njerezit nuk vendosen cilat shkrime ishin nga Zoti dhe cilat jo. Eshte si puna e nje eksperti qe dallon se cila eshte nje pikture origjinale e Rembrandit dhe cila eshte nje kopje. Kriteret ishin te qarta, te shkruara nga profete apo apostuj, te mos binin ne kontradikte me pjesen tjeter te shkrimit, te ishin pranuar gjgeresisht nga kisha si autoritare. Etj. Kisha e hershme thjesht dalloi se cilat ishin shkrimet e frymezuara nga Zoti, 66 librat qe kemi sot ne Bibel. Nga e dime qe keto tekste 2000-3000 vjecare nuk jane ndryshuar? Arkeologjia na vjen ne ndihme per kete. Gati cdo vit zbulohen apo dalin ne drite kopje te lashta te teksteve Biblike te cilat jane pothuajse identike me Biblat qe kemi sot. Vetem Dhjata e Re ka mbi 25.000. Ishin aq te perhapura saqe edhe sikur dikush te donte te perhapte kopje te ndryshuara, do te perballej me kopjet e tjera.Atehere, nese Zoti ka folur dhe ka komunikuar me mua dhe me ty, nuk ka gje me te shtrenjte ne bote sesa kjo Fjale. Sola Scriptura do te thote se Fjala e Perendise eshte autoriteti final per jeten dhe besimin.Vlera e Bibles ne jeten e Besimtarit. Pse ka vlere Bibla per jeten time? Ajo na ndihmon te njohim jo vetem Perendine por edhe veten tone. Ajo na zbulon mendimet dhe deshirat e zemres.Fjala e Tij thote: “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” Heb 4:12.Kur kemi nje konflikt, kur kemi nje veshtiresi, nje sfide ne jete, aty mund te shkojme per pergjigje. Ne perpiqemi t’I zgjidhim situatat vete, por shpesh kjo na con shpeshehere ne lodhje duke mos kuptuar pse dhe si ndodhi. Por nese shkojme tek Fjala e Perendise, nese e kemi mbushur mendjen me Fjalen, ajo na zbulon nese mendimet e mia jane te shendetshme, te duhurat, para Perendise, nese deshirat e zemres time e nderojne Zotin. Fjala e Zotit duhet te jete pasqyra ku shihemi dhe qe do te zbuloje se cfare mendimesh apo qendrime zemre duhet t’ia jap Zotit t’I pastroje. Ajo qe mendon te ndryshon.Fjala e Perendise eshte vendi ku mesojme, si te behemi sic I pelqen Zotit.Ajo eshte gjithcka qe na duhet per te jetuar nje jete qe I pelqen Atij.Ja fjalet e fundit te apostullit Pal ndaj nxenesit te tij Timoteut (2 Tim 3:16-17)“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”Perendia ka komunikuar, Kjo eshte nje fjale e Gjalle, vepruese, ajo na meson, na ndreq, na edukon, na pajis per vepra te mira, na con drejt te berit te perkryer si Jezusi. Sot njerezit preferojne te shkollohen ne Harvard, Oksford, ne shkollat me te mira, per nje profesion, por ne Bibel gjejme profesorin me te madh qe na meson si te jetojme. Madje thone, nese do qe dikush te te mesoje te te mentoroje, lexo librat e tij. Sepse ajo qe mendon te ndryshon.Fjala na drejton- na udhezon-na tregon cila eshte rruga e duhur ku duhet te ecim.Psalmisti thote 119:105 “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Kur duhet nje llampe apo nje drite? Kur jemi ne erresire. Sa prej jush keni ecur naten? Sa ndihme eshte kur ke nje llampe. A po supozon psalmisti qe ne po ecim ne erresire? Ne fakt Efes 6:12, Zoti na thote: “sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.” Ky eshte realiteti shpirteror qe nuk e shohim me sy, por eshte rreth nesh. Ne luftojme cdo dite kunder nje armiku te padukshem qe na pengon, na sulmon, na godet, na godet edhe permes miqve, bashkeshortit apo bashkeshortes, permes semundjes, vdekjes, problemeve dhe sfidave. Ai do qe te na rrezoje, te krijoje erresire rreth nesh. Por ne kemi nje llampe, nje drite te sigurt. Ne mes te kurtheve, te erresires shpirterore, ne e dime ku te shkojme, ne e dime me cfare ta riperterijme mendjen, me Fjalen e Zotit, drita ne shtegun tone. Pa ate humbim rrugen si djali plangprishes. Ajo drite ne rrugen tone eshte kaq personale, na flet ne ne situaten ku jemi.Nje rrezik qe kemi ne, por edhe femijet tane eshte qe mundet qe ajo qe eshte normale ne shoqerine tone te na drejtoje. Eshte e veshtire te ruash Sola Skriptura-qe vetem shkrimi te jete autoritet per ne. Kultura perqark nesh na behet normale, pasuria, lajmet, TV, interneti, instagrami, behen prioriteti yne, mbi ne, na marrin kohen, mendimet. Duhet te kemi kujdes qe autoriteti yne, fokusi yne te jete vetem Fjala e Zotit. Djalli na sjell zera te ndryshem, bota na sjell zera te ndryshem, njerezit sjellin zera te ndryshem, dhe jemi te rrezikuar te behemi nje me boten. Mbani mend, ajo qe ti mendon te ndryshon.Si hyri mekati ne bote? Kur Eva nuk degjoi Fjalen e Zotit, kur degjoi nje ze tjeter, kur I besoi fjales se Djallit dhe dyshoi Fjalen e Perendise. Zoti tha: ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” Zan 2:17. Cfare beri djalli? Mori fjalen e Zotit dhe e shtremberoi. “A ka thene Zoti te mos hani nga asnje nga pemet e kopshtit?” Eva hyri ne bisede me te, filloi te argumentoje. Djalli I tha: “Ju s’keni për të vdekur aspak”.Zan 3:4.Degjimi i zerit tjeter, dyshimi ndaj Fjales se Perendise beri qe Eva te vendoste t’a merrte vete vendimin duke bere kete: “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri…” pra Eva vendosi ta analizoje vete, ta shohe, te recionalizoje dicka qe Zoti kishte thene qe eshte e rrezikshme. Duket e kendshme per syte, e deshirueshme. E hoqi besimin nga fjala e Perendse dhe lejoi nje fjale tjeter ta corientoje. Kjo coi ne rebelim dhe ndarje nga Perendia. Historia perseritet edhe me njeriun sot. Nese nuk do t’I japim Fjales se Perendise vendin qe I takon ne do te fillojme te eksplorojme mekatin, mashtrimin, abortin, homoseksualizmin, drogat, mungesen e moralit, sepse na duken te kendshme per syte dhe te deshirueshme. Une kam nje makine qe ecen me nafte. Por, dikush mund te me thote se benzina eshte me e fuqishme. Ka me shume start. Eshte me ekologjike. Atehere, edhe pse manuali I perdorimit thote qe kjo makine ecen vetem me nafte, nese une I hedh benzine ajo do te prishet. Ajo qe mendon te ndryshon.Por per shkak te dashurise se Tij te madhe, Perendia beri nje plan. Ai vendosi qe Fjala qe ishte me Te qe nga fillimi te behej mish dhe te banonte nder ne. Ne pame lavdine e tij. Ata qe e pranuan dhe I besuan ai u dha pushtetin te behen femije te Perendise.Hebrenjte 1:1-3 “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.”Zoti kishte folur para Krishtit, por se fundmi foli me Krishtin. Ai eshte vula. Ai mban gjithcka me fjalen e fuqise se tij. Ky eshte Ungjilli, Lajmi I mire, Zoti zbriti si njeri per te na folur me ane te Birit. Biri eshte shkelqimi I lavdise se Perendise. Ai na pastroi nga mekatet tona. Nese ende nuk I ke besuar atij, mos e shty kete vendim. Dorezoja jeten tende Atij. Perendia ka folur. Kujt zeri po I jep perparesi, me cilin ze po argumenton?Jeta e ndertuar mbi fjalen e Perendise eshte si nje shtepi e ndertuar ne Shkemb, kur te vijne stuhite dhe permbytjet, ajo do te qendroje.Pergjegjesia jone- ta ZbatojmeLuka 11:28 Por ai u tha: “Me teper lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë.”’Zoti ka folur, ka folur si filloi gjithcka, si do te perfundoje gjithcka, ka folur edhe per qellimin e jetes tende, pse je ketu. Shume nga familjaret tane, miqte tane duan vetem nje familje, femije, shtepi, dhe te lene nje emer te mire. Njerezit e moshuar qe I pyes per jeten e tyre thone: Eshte e kote gjithcka. Cdo gje e ka nje fund. Gjithcka do kem ne kete jete eshte nje 2m2 vend. Mbreti Solomon qe I provoi te gjitha ne jete, tha: Predikuesit 12:13-14: “Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: "Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut". Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.”Ai e gjeti kuptimin ne nderimin e Perendise, friken dhe respektin ndaj Tij dhe urdherimeve te tij. Kjo I jep kuptim njeriut. Ne jemi krijuar te jemi adhurues, te kemi miqesi me Perendine. Ne kemi perpara dy rruge: ose te konformohemi, te behemi si bota ose te transformohemi.Rom 12:1-2 “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”Konformimi me boten = armiqesi me PerendineTransformimi=miqesi me Perendine- si? Me ane te riperteritjes se mendjes? Mendja riperterihet kur ushqehet me Fjalen, kur mediton, pertyp, zhytet ne Fjalen e Perendise.Mbi kete themel te sigurt, me kete riperteritje, Fryma e Zotit, e njejta Fuqi qe ishte ne Jezu Krishtin na eshte dhene edhe ne. Zoti ka siguruar, Fjalen, qe na riperterin mendjen, dhe fuqine qe ta paraqesim trupin tone si nje fli, te dorezuar komplet Atij.Ajo qe mendon te ndryshon.Zbatim. Cfare do te zgjedhim sot? A mund te perkushtohemi si kishe qe ne do te zgjedhim Fjalen? Transformimin me ane te riperteritjes se mendjes?Kjo do te thote te heqesh dore nga gjerat qe te heqin vemendjen nga Fjala e Perendise. Per mua ishte te hiqja dore nga TV. Me perpara hapja TV me qellimin qe te shikoja lajmet. Por pas lajmeve fillonte nje debat interesant, fillonte Portokallia, nje dokumentar interesant… dhe flija vone. Kjo me bente qe te zgjohesha vone dhe nuk kisha kohe te lexoja Fjalen e Perendise ne mengjes. Tani, duke fjetur heret edhe zgjohem heret dhe zhytem ne Fjalen e Perendise. Ajo me orienton mendjen ne drejtimin e duhur, te fal, te pranoj cila eshte rruga e duhur, reagimi I duhur. A je gati te heqesh dore nga gjerat qe te marrin Kohen dhe te sjellin zera te tjere ne mendjen tende? Mendo pak se cfare zerash kane marre prioritet pa e kuptuar. Cfare te shperqendron, te pengon te riperterish mendjen me Fjalen e Perendise Ne kete kohe teknologjie shume prej nesh e kemi Biblen ne celular. Ka edhe aplikacione si Bible.is ku mund ta degjosh Biblen te lexuar. Bli nje pale kufje qe ta degjosh gjate dites. Mendo per menyra si ta nisesh diten me Fjalen e Perendise, si ta vazhdosh, dhe si ta mbyllesh me Fjalen e Perendise.Le te marrim pak kohe ku ne heshtje secili te marre nje perkushtim per ta riperterire mendjen me Fjalen cdo dite. A mund te perkushtohemi per nje ore: A mund te perkushtohemi qe 15 minuta ne dite do ta riperterijme mendjen me FJalen? A mund te caktosh nje vend se ku do ta lexosh Biblen?Perkushtohhu per nje plan. Nje kapitull, Disa vargje?Zgjidh nje plan per leximin e Bibles. Psh Dhjata e Re ka 260 kapituj. Nese lexojme 3 kapituj ne dite mund ta mbarojme per 86 dite ose tre muaj.Nese ke veshtiresi, ke nevoje per nxitje, shkruaji nje shoku/shoqeje. A mund t’I dergojme njeri-tjetrit vargun qe na preku nga leximi I Bibles sot? LutuVjen Aldo.

Posted by Kisha Nxënësit e Jezusit – Tiranë on Saturday, 18 Nëntor 2017

Kur isha në universitet mora letrën e parë nga prindërit. Ndoshta keni marre edhe ju nje leter nga prinderit? Kur e moret letren e a vute mbi tavoline dhe menduat: po e lexoj me vone se tani jam i zene? Jo, kur dikush i dashur na dergon nje leter, ne leme gati gjithcka dhe duam te sigurohemi qe e kemi lexuar te gjithe. Po sikur Perendia vete te na dergonte nje leter, çfare do te benim me te?
Perendia krijues, i plotfuqishmi, sovrani, i kudondodhur, i dashur, i drejte dhe i hirshem na ka treguar per veten e vet, na ka shkruar nje leter ku mund te mesojme per Te, dhe kjo leter eshte Bibla. Nese Krijuesi, Mbreti sovran i Universit, Ai qe cakton mbreterit dhe Qeveritaret, ai qe kontrollon cdo fije floku ne koken tone ka folur dhe fjala e Tij ka ardhur deri tek ne, atehere kjo fjale eshte gjeja me e rendesishme.
Imagjinoni pak, krijuesi, qe e di fundin, na ka shkruar nje leter. Nje leter qe flet per cdo gje te rendesishme ne jete, per familjen, femijet, marredheniet, dhe ketu tregohet se si mund te kesh miqesi me Perendine. UAU!!! Sot ne bote ka miliarda libra, por une kam privilegjin te mbaj ne dore nje liber qe ishte i ndaluar ne kohen e Komunizmit dhe qe ne disa vende te botes njerezit nuk e kane kete mundesi.
Mbaj mend heren e pare qe mora nje Bibel. Isha ne Universitet, isha bere besimtar, ky liber thuhet se na eshte derguar nga Zoti dhe une doja ta lexoja. Aty mund te kuptojme cfare mendon Zoti, cfare deshiron ai per ne, ai eshte nje Ate i dashur, qe aty thote:

“Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë.” Zoti banon Brenda meje dhe me drejton.

Aty mesojme se si ta shohim boten me syte e Zotit, aty shohim qe bota nuk eshte kaq sa shohim, qe ka nje realitet tjeter, qe ka jete pas vdekjes. Kjo ndryshon menyren si jetoj, sepse nuk i mbaj syte tek gjerat e kesaj bote. Gjerat qe lexoj ketu me ndryshojne. Ato mund t’i mesoj permendesh dhe te meditoj per to. Mund t’i ripertyp. Kur Zhytem tek fjala e Tij Ai me ndryshon. Ajo qe mendon te ndryshon.
Veshtiresia eshte qe ne marrim shume mesazhe, mesazhe nga te afermit, mesuesit, TV, gazetat, Evropa, Amerika, Hollivudi, fe te tjera, dhe leme pas dore mesazhin kryesor, letren me te rendesishme.

Jemi ne mes te Serise 500 vjetori i Reformacionit, 125 vjetori i VUSH-it.

Ne Temen e pare mesuam nga jeta e Martin Luterit, dhe vazhduam me shtyllat e Reformacionit qe ishin Vetem Besimi, Vetem Krishti, Sot do te vazhdojme me Vetem Shkrimi i Shenjte, nga latinishtja Sola Skriptura-vetem Shkrimi.
Cfare eshte Sola Scriptura? Nga e dime qe Bibla eshte Fjala e Perendise? Nga e dime qe njerezit nuk e kane ndryshuar? Cfare vlere ka Bibla, e shkruar para 2000 vjetesh ne shekullin e 21? Si mund te perfitoj nga njohja dhe leximi i Bibles?

Çfarë eshte Sola Scriptura?
Sic e dime, reformacioni nisi per shkak se nje murg dhe Profesor katolik, Martin Luteri vuri re qe Kisha kishte filluar te perdorte strategji per te fituar para duke shitur indulgjenca. Indulgjenca blihej dhe lejonte personin I cili e blinte te kalonte pas vdekjes direkt ne Parajse. Kur Luteri iu afrua nje te dehuri per ta keshilluar, ai nxjerr indulgjencen duke thene, tashme i kam te falura mekatet keshtu qe mund te bej cfare te dua. Pra ceshtja ishte, kisha dhe Papa, me traditat dhe mesazhet e tyre po dilnin kunder shkrimit. Nje nga pyetjet atehere ishte, kush ka te drejte Papa apo Bibla. Kush ka autoritet te vendose? Luteri doli me tezen qe Vetem Shkrimi eshte autoriteti yne final sepse Papet dhe keshillat mund te marrin vendime te gabuara. Kjo ishte nje herezi shume e madhe dhe jeta e Martin Luterit ishte ne fije te perit. Te tjere qe kishin dyshuar autoritetin e Papes ishin djegur.
Parimi i Sola Skriptura apo Vetem Shkrimi thote se autoriteti Suprem eshte Shkrimi I Shenjte. Asgje, as Papa, as keshillat e kishes, as tradita, nuk mund te kundershtojne apo te dalin mbi Shkrimin. Askush nuk mund te shtoje ose te heqe nga Shkrimi i Shenjte.
Duhet te kuptojme qe tradita ka vendin e saj, ne mesojme nga njeri-tjetri, nga kisha dhe historia e saj, por nese ndonjera nga keto del kunder Bibles, ne e dime se kush ka perparesi. Reformatoret nuk dolen me gjera te reja, ata thjesht u kthyen tek gjerat e vjetra, te cilat kisha gradualisht i kishte deformuar.
Kjo qe ndodhi me Luterin me kujton Jezusin dhe konfliktin e tij me farisenjte sepse vinin traditat para shkrimit. Ai u tha: Mat 15: “Keshtu ju keni prapesuar urdherimet e Perendise per shkak te tradites suaj.”
Per protestantet, Sola Scriptura i hapi rrugen perkthimit te Bibles ne menyre qe njerezit ta njohin shkrimin ne Gjuhen e Zemres. Filloi perkthimi i Bibles ne Gjuhet e ndryshme dhe shtypi i shkruar e mundesoi perhapjen e Biblave. Iu dha mundesia njerezve te njohin drejtperdrejt fjalen e Zotit dhe jo permes nje prifti.
Kemi folur deri tani per pse vetem Shkrimi por ndoshta ka njerez ketu qe duan te dine se pse ne besojme se Bibla eshte Fjala e Zotit? A nuk eshte ajo e shkruar nga njerez dhe me gabime?
Evidenca per besueshmerine e Bibles. Nga e dime qe Bibla eshte Fjala e Perendise?
Kemi shume argumente dhe nuk kemi kohe sot te flasim gjate por do te permend disa nga argumentet me kryesore: Profecite e permbushura.
Ne nuk mund ta dime te ardhmen. Une nuk e di se cfare dege do te fitojne ne Universitet femijet e mi. Nuk e di se si do quhen bashkeshort e tyre. Une nuk e parashikoj dot. Une nuk e di si do te quhet Kryeministri I Shqiperise pas 50 vjetesh. Une nuk e di as sa prej nesh qe jemi sot ketu do te jemi gjalle pas 50 vjetesh.
Por, nese Zoti ekziston, ai njeh te ardhmen dhe permes profeteve te tij ka folur. Permbushja e profecive eshte nje prove qe keto nuk jane fjale njerezore, por vijne nga dikush I cili e sheh te ardhmen. Ai vendos te na e zbuloje. Cilat jane disa shembuj profecish te permushura? Profetet ne DHV kishin parashikuar mjaft fakte per Mesian: 300 prej te cilave jane permbushur, psh vendi i lindjes se Mesias, qe do te lindte nga nje e virgjer, vendi ku do te rritej, qe do te hynte ne Jeruzalem mbi nje gomar, qe do te tradhetohej nga shoku i tij per 30 monedha argjendi, qe do te tejshpoheshin duart dhe kembet.

  • Nje professor matematike u dha 600 studenteve te matematikes nje problem probabiliteti per te pare se sa eshte mundesia qe nje person rastesisht te plotesoje 8 profeci te cilat u permbushen ne Jezusin.
    Probabiliteti qe nje person te permbushe 8 profeci eshte 1 X 10 ne fuqi te 17-te.. Profesori llogariti qe nese do kishte aq shume monedha gati sa 50 lekeshi yne, mund te mbulonte shtetin e Teksasit per 61 cm (mbi gju) Nese nga keto monedha do te merrnim njeren ta benim me shenje dhe t’i perzienim, nje njeri me sy te mbyllur te nisej dhe me te paren ta gjente monedhen me shenje.
    Siperfaqja e Teksast eshte 696.241 km2: 28748 km2 Shqiperia= 24 Shqiperi=gjysmen e Evropes Lindore.
    Teksasi eshte 1244 km i gjere= 12 ore me makine nese ecen me 100 km/ore dhe 1270 km I gjate
    Por, nese marrim probabilitetin qe dikush, rastesisht te permbushe 48 profeci me detaje sic  ka permbushur Jezusi. Probabiliteti shkon 1 X 10 ne fuqi te 157-te.
    Psh sa vete kane lindur nga nje e virgjer (pa faren e nje burri?) nuk eshte e mundur, le te shkojme me tej, sa eshte probabiliteti qe ky femije te linde ne nje fshat te Palestines, ne Betlehem, sa eshte mundesia qe qeveritari te kerkoje ta vrase kete femije dhe familja nga gjithe vendet e mundshme te shkoje ne Egjipt per te shpetuar, sa prej ketyre femijeve do kthehen ne Nazaret? Sa prej tyre femijeve do jetonin nje jete te shenjte, sa prej tyre do te kishin aftesi te sheronin te verberit, sa do te benin nje hyrje madheshtore mbi nje gomar ne Jeruzalem, do te tradhetoheshin nga nje shok per 30 monedha argjendi, sa prej tyre do vriteshin me kryqezim, nuk do t’I thyhej asnje kocke, per sa prej tyre do te hidhnin short per rrobat e tyre, sa do t’u jepnin uthull sipas profecive, sa do t’i falnin ata qe po i vrisnin, do varrosej ne varrin e nje te pasuri, sipas profecive, sa prej tyre do kishin fuqine te ringjalleshin diten e trete?
    Keto jane vetem disa nga profecite qe u permbushen me detaje.
    Keto profeci te permbushura vertetojne qe Zoti qe di te ardhmen, ka folur. Jezu Krishti eshte nje fakt ndoshta me shume absolut se cdo fakt tjeter ne bote.
    Nje ateist i njohur tha: Do ta besoja Zotin nese do te thoshte disa gjera dhe keto do te plotesoheshin. Iu pergjigjen, tashme e ka bere.
    Bibla eshte nje liber unik, përmban 66 libra, të shkruar nga 40 autorë gjatë një periudhe 1600 vjeçare në tri gjuhë, në tri kontinente; megjithatë, është një libër që ka nje temë qendrore: Zotin qe perpiqet te shpetoje njeriun duke derguar Zotin Jezu Krisht.
    Vete Jezusi citoi Shkrimet e Shenjta, Pese librat e Moisiut, Profetet dhe Psalmet, pra gjithcka qe ne kemi ne Dhjaten e Vjeter. Te krishteret e pare pranuan gjithe Dhjaten e Vjeter per shkak se Jezusi e pranoi. Ungjijte permbledhin jeten dhe mesimet e tij. Letrat interpretojne mesimet e Tij dhe na tregojne si te jetojme tani qe i kemi besuar Atij. Vete autoret e Dhjates se Re e pranuan se po shkruajne te frymezuar nga Perendia dhe i quajten shkrimet e tyre Shkrime te Shenjta. Duhet te jemi te qarte qe njerezit nuk vendosen cilat shkrime ishin nga Zoti dhe cilat jo. Eshte si puna e nje eksperti qe dallon se cila eshte nje pikture origjinale e Rembrandit dhe cila eshte nje kopje. Kriteret ishin te qarta, te shkruara nga profete apo apostuj, te mos binin ne kontradikte me pjesen tjeter te shkrimit, te ishin pranuar gjgeresisht nga kisha si autoritare. etj. Kisha e hershme thjesht dalloi se cilat ishin shkrimet e frymezuara nga Zoti, 66 librat qe kemi sot ne Bibel.

Nga e dime qe keto tekste 2000-3000 vjecare nuk jane ndryshuar?

Arkeologjia na vjen ne ndihme per kete. Gati cdo vit zbulohen apo dalin ne drite kopje te lashta te teksteve Biblike te cilat jane pothuajse identike me Biblat qe kemi sot. Vetem Dhjata e Re ka mbi 25.000 kopje. Ishin aq te perhapura saqe edhe sikur dikush te donte te perhapte kopje te ndryshuara, do te perballej me kopjet e tjera.
Atehere, nese Zoti ka folur dhe ka komunikuar me mua dhe me ty, nuk ka gje me te shtrenjte ne bote sesa kjo Fjale. Sola Scriptura do te thote se Fjala e Perendise eshte autoriteti final per jeten dhe besimin.
Vlera e Bibles ne jeten e Besimtarit. Pse ka vlere Bibla per jeten time?
Ajo na ndihmon te njohim jo vetem Perendine por edhe veten tone. Ajo na zbulon mendimet dhe deshirat e zemres.
Fjala e Tij thote: “Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe dëshirat e zemrës.” Heb 4:12.
Kur kemi nje konflikt, kur kemi nje veshtiresi, nje sfide ne jete, aty mund te shkojme per pergjigje. Ne perpiqemi t’I zgjidhim situatat vete, por shpesh kjo na con shpeshehere ne lodhje duke mos kuptuar pse dhe si ndodhi.
Por nese shkojme tek Fjala e Perendise, nese e kemi mbushur mendjen me Fjalen, ajo na zbulon nese mendimet e mia jane te shendetshme, te duhurat, para Perendise, nese deshirat e zemres time e nderojne Zotin. Fjala e Zotit duhet te jete pasqyra ku shihemi dhe qe do te zbuloje se cfare mendimesh apo qendrime zemre duhet t’ia jap Zotit t’I pastroje. Ajo qe mendon te ndryshon.
Fjala e Perendise eshte vendi ku mesojme, si te behemi sic i pelqen Zotit.
Ajo eshte gjithcka qe na duhet per te jetuar nje jete qe i pelqen Atij.
Ja fjalet e fundit te apostullit Pal ndaj nxenesit te tij Timoteut (2 Tim 3:16-17)

“I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”

Perendia ka komunikuar, Kjo eshte nje fjale e gjalle, vepruese, ajo na meson, na ndreq, na edukon, na pajis per vepra te mira, na con drejt te berit te perkryer si Jezusi.
Sot njerezit preferojne te shkollohen ne Harvard, Oksford, ne shkollat me te mira, per nje profesion, por ne Bibel gjejme profesorin me te madh qe na meson si te jetojme. Madje thone, nese do qe dikush te te mesoje te te mentoroje, lexo librat e tij. Sepse ajo qe mendon te ndryshon.
Fjala na drejton- na udhezon-na tregon cila eshte rruga e duhur ku duhet te ecim.
Psalmisti thote 119:105 “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Kur duhet nje llampe apo nje drite? Kur jemi ne erresire. Sa prej jush keni ecur naten? Sa ndihme eshte kur ke nje llampe. A po supozon psalmisti qe ne po ecim ne erresire?
Ne fakt tek Efes 6:12, Zoti na thote:

“sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.”

Ky eshte realiteti shpirteror qe nuk e shohim me sy, por eshte rreth nesh.
Ne luftojme cdo dite kunder nje armiku te padukshem qe na pengon, na sulmon, na godet, na godet edhe permes miqve, bashkeshortit apo bashkeshortes, permes semundjes, vdekjes, problemeve dhe sfidave. Ai do qe te na rrezoje, te krijoje erresire rreth nesh. Por ne kemi nje llampe, nje drite te sigurt. Ne mes te kurtheve, te erresires shpirterore, ne e dime ku te shkojme, ne e dime me cfare ta riperterijme mendjen, me Fjalen e Zotit, drita ne shtegun tone. Pa ate humbim rrugen si djali plangprishes. Ajo drite ne rrugen tone eshte kaq personale, na flet ne ne situaten ku jemi.
Nje rrezik qe kemi ne, por edhe femijet tane eshte qe mundet qe ajo qe eshte normale ne shoqerine tone te na drejtoje. Eshte e veshtire te ruash Sola Skriptura-qe vetem shkrimi te jete autoritet per ne. Kultura perqark nesh na behet normale, pasuria, lajmet, TV, interneti, instagrami, behen prioriteti yne, mbi ne, na marrin kohen, mendimet. Duhet te kemi kujdes qe autoriteti yne, fokusi yne te jete vetem Fjala e Zotit. Djalli na sjell zera te ndryshem, bota na sjell zera te ndryshem, njerezit sjellin zera te ndryshem, dhe jemi te rrezikuar te behemi nje me boten.

Mbaj mend, ajo qe ti mendon te ndryshon.

Si hyri mekati ne bote? Kur Eva nuk degjoi Fjalen e Zotit, kur degjoi nje ze tjeter, kur I besoi fjales se Djallit dhe dyshoi Fjalen e Perendise. Zoti tha: ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri” Zan 2:17.
Cfare beri djalli? Mori fjalen e Zotit dhe e shtremberoi. “A ka thene Zoti te mos hani nga asnje nga pemet e kopshtit?” Eva hyri ne bisede me te, filloi te argumentoje. Djalli I tha: “Ju s’keni për të vdekur aspak”.Zan 3:4.
Degjimi i zerit tjeter, dyshimi ndaj Fjales se Perendise beri qe Eva te vendoste t’a merrte vete vendimin duke bere kete: “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri…” pra Eva vendosi ta analizoje vete, ta shohe, te recionalizoje dicka qe Zoti kishte thene qe eshte e rrezikshme. Duket e kendshme per syte, e deshirueshme. E hoqi besimin nga fjala e Perendse dhe lejoi nje fjale tjeter ta corientoje. Kjo coi ne rebelim dhe ndarje nga Perendia.
Historia perseritet edhe me njeriun sot. Nese nuk do t’i japim Fjales se Perendise vendin qe i takon ne do te fillojme te eksplorojme mekatin, mashtrimin, abortin, homoseksualizmin, drogat, mungesen e moralit, sepse na duken te kendshme per syte dhe te deshirueshme.
Une kam nje makine qe ecen me nafte. Por, dikush mund te me thote se benzina eshte me e fuqishme. Ka me shume start. Eshte me ekologjike. Atehere, edhe pse manuali i perdorimit thote qe kjo makine ecen vetem me nafte, nese une i hedh benzine ajo do te prishet. Ajo qe mendon te ndryshon.
Por per shkak te dashurise se Tij te madhe, Perendia beri nje plan. Ai vendosi qe Fjala qe ishte me Te qe nga fillimi te behej mish dhe te banonte nder ne. Ne pame lavdine e tij. Ata qe e pranuan dhe i besuan ai u dha pushtetin te behen femije te Perendise.

Hebrenjte 1:1-3 “Perëndia, mbasi u foli së lashti shumë herë dhe në shumë mënyra etërve me anë të profetëve, së fundi, këto ditë na ka folur me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtar të të gjitha gjërave, me anë të të cilit e krijoi dhe gjithësinë. Ai, duke qenë shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij dhe duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së tij, mbasi e bëri vetë pastrimin nga mëkatet tona, u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.”

Zoti kishte folur para Krishtit, por se fundmi foli me Krishtin. Ai eshte vula. Ai mban gjithcka me fjalen e fuqise se tij.
Ky eshte Ungjilli, Lajmi i Mire, Zoti zbriti si njeri per te na folur me ane te Birit. Biri eshte shkelqimi i lavdise se Perendise. Ai na pastroi nga mekatet tona. Nese ende nuk i ke besuar atij, mos e shty kete vendim. Dorezoja jeten tende Atij.
Perendia ka folur. Kujt zeri po i jep perparesi, me cilin ze po argumenton?
Jeta e ndertuar mbi fjalen e Perendise eshte si nje shtepi e ndertuar ne Shkemb, kur te vijne stuhite dhe permbytjet, ajo do te qendroje.
Pergjegjesia jone ta zbatojme

Luka 11:28 Por ai u tha: “Me teper lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë.”’

Zoti ka folur, ka folur si filloi gjithcka, si do te perfundoje gjithcka, ka folur edhe per qellimin e jetes tende, pse je ketu. Shume nga familjaret tane, miqte tane duan vetem nje familje, femije, shtepi, dhe te lene nje emer te mire. Njerezit e moshuar qe i pyes per jeten e tyre thone: Eshte e kote gjithcka. Cdo gje e ka nje fund. Gjithcka do kem ne kete jete eshte nje 2m katror vend.
Mbreti Solomon qe I provoi te gjitha ne jete, tha:

Predikuesit 12:13-14: “Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”. Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.”

Ai e gjeti kuptimin ne nderimin e Perendise, friken dhe respektin ndaj Tij dhe urdherimeve te tij. Kjo i jep kuptim njeriut. Ne jemi krijuar te jemi adhurues, te kemi miqesi me Perendine.
Ne kemi perpara dy rruge: ose te konformohemi, te behemi si bota ose te transformohemi.

Rom 12:1-2 “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur. Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”

Konformimi me boten = armiqesi me Perendine

Transformimi=miqesi me Perendine- si?

Me ane te riperteritjes se mendjes? Mendja riperterihet kur ushqehet me Fjalen, kur mediton, pertyp, zhytet ne Fjalen e Perendise.
Mbi kete themel te sigurt, me kete riperteritje, Fryma e Zotit, e njejta Fuqi qe ishte ne Jezu Krishtin na eshte dhene edhe ne. Zoti ka siguruar, Fjalen, qe na riperterin mendjen, dhe fuqine qe ta paraqesim trupin tone si nje fli, te dorezuar komplet Atij.
Ajo qe mendon te ndryshon.
Zbatim. Cfare do te zgjedhim sot? A mund te perkushtohemi si kishe qe ne do te zgjedhim Fjalen? Transformimin me ane te riperteritjes se mendjes?
Kjo do te thote te heqesh dore nga gjerat qe te heqin vemendjen nga Fjala e Perendise. Per mua ishte te hiqja dore nga TV. Me perpara hapja TV me qellimin qe te shikoja lajmet. Por pas lajmeve fillonte nje debat interesant, fillonte Portokallia, nje dokumentar interesant… dhe flija vone. Kjo me bente qe te zgjohesha vone dhe nuk kisha kohe te lexoja Fjalen e Perendise ne mengjes. Tani, duke fjetur heret edhe zgjohem heret dhe zhytem ne Fjalen e Perendise. Ajo me orienton mendjen ne drejtimin e duhur, te fal, te pranoj cila eshte rruga e duhur, reagimi i duhur.
A je gati te heqesh dore nga gjerat qe te marrin Kohen dhe te sjellin zera te tjere ne mendjen tende? Mendo pak se cfare zerash kane marre prioritet pa e kuptuar. Cfare te shperqendron, te pengon te riperterish mendjen me Fjalen e Perendise
Ne kete kohe teknologjie shume prej nesh e kemi Biblen ne celular. Ka edhe aplikacione si Bible.is ku mund ta degjosh Biblen te lexuar. Bli nje pale kufje qe ta degjosh gjate dites. Mendo per menyra si ta nisesh diten me Fjalen e Perendise, si ta vazhdosh, dhe si ta mbyllesh me Fjalen e Perendise.
Le te marrim pak kohe ku ne heshtje secili te marre nje perkushtim per ta riperterire mendjen me Fjalen cdo dite. A mund te perkushtohemi per nje ore: A mund te perkushtohemi qe 15 minuta ne dite do ta riperterijme mendjen me FJalen?
A mund te caktosh nje vend se ku do ta lexosh Biblen?
Perkushtohhu per nje plan. Nje kapitull, Disa vargje?
Zgjidh nje plan per leximin e Bibles. Psh Dhjata e Re ka 260 kapituj. Nese lexojme 3 kapituj ne dite mund ta mbarojme per 86 dite ose tre muaj.
Nese ke veshtiresi, ke nevoje per nxitje, shkruaji nje shoku/shoqeje. A mund t’I dergojme njeri-tjetrit vargun qe na preku nga leximi i Bibles sot?

Te tjera