Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Besimi, Dori Halili

Besimi, Dori Halili

[x_video_embed type=”16:9″][/x_video_embed]

Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;2 sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.3 Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.4 Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.5 Me anë të besimit Enoku u zhvendos që të mos shikonte vdekje dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte zhvendosur; sepse para se të merrej, ai pati dëshmimin se i kishte pëlqyer Perëndisë.6 Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.7 Me anë të besimit Noeu, i lajmëruar hyjnisht për ato që ende nuk shiheshin, u frikësua dhe ndërtoi një arkë për shpëtimin e shtëpisë së tij, me anë të së cilës e dënoi botën dhe u bë trashëgimtar i drejtësisë që është me anë të besimit.8 Me anë të besimit Abrahami, kur u thirr, u bind të shkojë në atë vend që do të merrte për trashëgim; dhe u nis pa ditur se ku po shkonte.9 Me anë të besimit Abrahami banoi në tokën e premtuar, si në një dhe të huaj, dhe ndenji në çadra bashkë me Isakun dhe Jakobin, bashkëtrashëgimtarë të të nëjtit premtim,10 sepse priste qytetin që ka themelet, mjeshtër dhe ndërtues i të cilit është Perëndia. Hebrenjve 11:1-10

1. Sa më shumë ta njohim Zotin aq më shumë do ti besojmë Atij.
2. Ne shpëtohemi nëpërmjet besimit.

8 Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë,9 jo nga vepra, që të mos mburret askush.
Efesianet 2:8-9
3. Besimi shprehet me vepra.
4. Besimi është sakrifikues.
5. Besimi është ngulmues.
6. Besimi sfidon frikën.

Frika burgos – Besimi çliron.
Frika paralizon – Besimi inkurajon.
Frika sëmur – Besimi shëron.
Frika të bën të pa përdorshëm – Besimi të bën të shërbesh .
Frika e bën të pa shpresë zemrën e jetës – Besimi gëzohet në Perëndinë e tij.
7. Si të rritemi në besim?

Studio Biblën.
Bëhu pjesë e një grupi të vogël.
Kërko ndihmë nga të tjerët.
Lutju Zotit të të forcojë besimin.
Vepro sipas asaj që beson.