Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Konferenca e Shërbëtoreve 2019

Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se me datë 22 Shtator do kemi Konferencën e Shërbëtoreve.

Do jetë një kohë ku të gjithë sëbashku do kërkojmë Zotin në lutje, adhurim për drejtimin e Grupeve te Vogla këtë vit.

Përmes kësaj kohe sëbashku, kemi qëllim të mbështesim personat që do të shërbejnë gjatë vitit në një Grup të Vogël, si drejtues, ndihmës drejtues apo duke bërë punë praktike, teknike etj.

Kushdo që e ndjen veten që do të shërbeje këtë vit ose qe ka shërbyer vitin e kaluar në një grup të vogël është i ftuar të marrë pjesë.

Takimi do behet ne Eden Park.
Do ketë mesazhe inkurajim, kohë lutje dhe adhurim, do ndajmë sfida eksperienca dhe mënyra se si mund të shërbejmë me mirë.

Kosto e konferencës do jetë 1’000 lek/person, ku përfshihen dreka dhe çdo aktivitet që do kemi atje.

Grupet e Vogla janë vendi ku ne si Kishë shikojmë mundësinë e rritjes në marrëdhënie me njëri tjetrin, në njohjen e Perëndisë, në të shërbyerit në komunitet dhe plotësimit e Porosisë së Madhe.

Për tu regjistruar ju lutem plotësoni formën më poshtë: