Tel: +355 69 20 91 484 | mail: info(a)nej.al | bibla.al | vush.al

Rreth Nesh

Pershendetje

Nëse po lexon kete mesazh do te thote qe kemi pasur kenaqesine te te kemi ne nje nga takimet tona. Na lejo te bejme nje prezantim kush eshte Kisha Nxenesit e Jezusit.

  • Kisha “Nxënësit e Jezusit” është një kishë e krishterë ungjillore.
  • Ne besojmë në Shpëtimtarin Jezus dhe Biblën, si fjalën e Perëndisë.
  • Ne adhurojmë Zotin, si krijues dhe sundues të gjithësisë.
  • Ne besojmë se falja, shpëtimi, ndryshimi, ripërtëritja, shpengimi, dhe pranimi në një marrëdhënie me Perëndinë vijnë nëpërmjet besimit në Krishtin Jezus, me anë të dashurisë së Perëndisë.

Vizioni ynë është

QË ÇDO SHQIPTARË DHE MBARË KOMBET PËRRETH TË NJIHEN ME DASHURINË E KRISHTIT

Misioni ynë është

Duke qëndruar në dashurinë dhe bindje ndaj Perëndisë:

  • Ndajmë ungjillin e Krishtit me të tjerët
  • Dishepullizojmë dhe ngrejmë udheheqës shërbëtor
  • Shkojmë te kombet

Vlerat udhëheqëse:

Krishti udhërrëfyesi ynë

 

Ne besojmë që krishti është perëndia bir, pjesë e trinisë krijues, i cili ishte përpara çdo gjëje dhe me anë të të cilit u bënë të gjitha. Ai erdhi në tokë në trajtë njerëzore për të shlyer dënimin me vdekje që meritonim ne për mëkatet tona. Ne vetëm nëpërmjet tij kemi faljen e mëkateve, nëse besojmë në të. Krishti është shembulli ynë dhe ne synojmë të jemi si ai. Bibla është autoriteti ynë, mishërimi i komunikimit të perëndisë me njeriun. Ajo është autoriteti që përcakton se si duhet të veprojmë në kishë, në familje, në punë, si dhe është pika jonë e referimit në çdo vendimmarrje.

Gjoni 14:4-13, Gjoni 1:12, Filipianeve 2:5-8, 2 Korintasve 13:4, Gjoni 17:4, Luka 5:15-16

  • Udheheqes te cilet kane nje zemer sherbetori dhe jo qe te sherbehen
  • Nese deshiron qe te jesh udheheqes duhet te jesh sherbetor

Ne besojme qe Shkrimi na flet qe Kisha lokale udhehiqet nga burra me karakter te Perendishem te cilet jane te thirrur si Pleq qe te kerkojne dhe te dallojne vullnetin e Perendise dhe te sigurojne kujdes per kopene e Perendise

  • Ne perpiqemi qe te udheheqim nga nje themel i njohjes dhe perjetimit te Hirit te Perendise ne jeten tone.
  • Te kemi Hir ndaj te tjereve ashtu si Perendia tregon ndaj nesh

Eshte e rendesishme te sherbejme nisur nga Dashuria per Perendine dhe per Njeri-Tjetrin

Nje udheheqes eshte i pari nder te barabartet

  • Ne besojme qe anetaret dhe pjesetaret kane nevoje te perdorin dhuntite e tyre shpirterore ne sherbim te Perendise
  • Eshte sherbesa e udheheqesve te Kishes te paisin besimtaret e Kishes per vepren e sherbimit
  • Ne çfaredo lloj niveli te struktures sone, ne Pleqesi/Bord, Staf, Dr/Gr.Vogla/Sherbesave

Ne perpiqemi te sigurojme nje atmosfere dhe burime qe theksojne fuqizimin e Martesave dhe Familjeve ne teresi

Struktura dhe Autoriteti

Kisha jonë beson që çdo person me autoritet duhet të jetë vetë nën autoritet për të qenë i shëndoshë. Gjithashtu besojmë që përgjegjësi duhet deleguar të tjerëve sipas shkallës së pjekurisë. Autoriteti i shëndoshë dallohet së pari nga zemra për të shërbyer, jo që të shërbehet. Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato, por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj; dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj. Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.

Mateu 20:26-28, Gjoni 13:13-14

  1. Autoriteti i parë nën Perëndinë për ne është Bibla.
  2. Mes njerëzve, autoriteti më i lartë i kishës Nxënësit e Jezusit është pleqësia.
  3. Pas pleqësisë vjen pastori
  4. Pas pastorit vijnë stafi i kishës dhe drejtuesit e shërbesave dhe e grupave të vogla, ku synohet që të përfshihen të gjithë pjesëtarët e kishës

Në raste të mosmarrëveshjeve, çdo pjesëtarit të kishës i kërkohet që të ndjek dokumentin e kishës: “Hapat për Zgjidhjen e Shëndoshë të Konflikteve”. Gjithashtu këshillohet që çdo “Nxënës(e) i/e Jezusit” të zhvillojë një marrëdhënie “Partner në Rritje”. 

FTESË

Ne kemi shumë dëshirë që ti të bëhesh pjesë e kishës sonë! Ti mund t’i japësh shumë Krishtit. Privilegji ynë është që të ndihmojmë njëri-tjetrin për ta dhënë dhe për të përfunduar jetën me një ofertë shumë të bekuar për Krishtin, i cili ishte i pari që dha ofertën e jetës së Tij për ne.  Le të jetojmë së bashku sipas vargut:

Te ftojme me gjithe zemer te jesh anetare i familjes tone te besimit.
Për të qenë pjesëtar(e) i/e familjes sonë të besimit kërkohet

  1. Pranimi i autoritetit të Biblës & porositë e saj.
  2. Përqafimi i vizionit dhe të vlerave të kishës sonë
  3. Një jetë në lutje nën hirin e Atit
  4. Pjesëmarrje në takimin kryesor sipas mundësive
  5. Pagëzim
  6. Të përqafojnë ftesën e dhënies sipas mundësive
  7. Dashuri dhe respekt ndaj vëllezërve dhe motrave jashtë familjes sonë të besimit.
  8. Përkushtimi në shërbesë apo në grup të vogël sipas mundësive.

*Shënim 1: Pjesëtarët e kishës që e kanë të pamundur të marrin pjesë në takimet iu ofrohet që të njoftojnë stafin apo pleqtë e kishës, që të gjejmë zgjidhje krijuese. Psh. Një nënë e re me 3 fëmijë nën moshën 5, apo një besimtar që detyrohet të punojë shumë orë 7 ditë një javë. Ne do t’i luteshim Atit për mundësi miqësi dhe përkujdesje me besimtarë të tjerë edhe kur nuk mbërrihen takimet e kishës apo të grupave të vogla. Takimet tona transmetohen online direkt ne faqen e facebook-ut https://fb.com/nxenesitejezusit

*Shënim 2: Ka plot kisha të tjera shumë të mira në Tiranë, nëse një besimtar nuk e përqafon vizionin, vlerat dhe praktikat e kishës sonë, udhëheqësia është shumë e gatshme për të dhënë ndihmë në gjetjen e një kishe tjetër më të përshtatshme.

*Shënimi 3: Çdo vëlla dhe motër është i/e mirëpritur të vijë mysafir në kishën tonë për sa kohë që të dojë. Përkushtimi në kishë mund të bëhet vetëm kur personi ndihet me zemër gati.

Le të jetojmë së bashku sipas vargut:

Duke pasur një kryeprift mbi shtëpinë e Perëndisë, le t’i afrohemi me zemër të vërtetë, me siguri të plotë besimi, duke i pasur zemrat tona të lara prej ndërgjegjës së ligë dhe trupin të larë me ujë të kulluar. Le të mbajmë të patundur rrëfimin e shpresës sonë, sepse besnik është ai që premtoi. Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.

Letra e Hebrenjve 10:21-25

Premtimet e Perëndisë u realizofshin në brezin tonë!

Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua (ne), sepse Zoti më ka vajosur për t’u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve, të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen, për t’u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t’u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij. Ata do të rindërtojnë rrënojat e vjetra, do të rimëkëmbin vendet që janë shkretuar në të kaluarën, do të restaurojnë qytetet e shkretuara dhe të shkatërruara prej shumë brezash