Zemra krenare | Zemra e përulur |
| Vazhdimisht tregon se sa aftësi & vlerë ka | Është e sigurte se sa vlerë ka nga Krishti, nuk ka nevojë ta provoj |
| Fokusohet tek dështimi i te tjerëve | Është e vetëdijshme se sa nevojtare është vetë |
| I jep vetes të drejtë; ka një frymë gjykuese, pra gjen kollaj gabimet e të tjerëve dhe i kontrollon vazhdimisht | Ka dhembshuri, fal kollaj, shikon së pari mirësitë e tjetrit |
| Përçmon dikë apo disa | I vlerëson të tjerët më shumë se veten |
| I pavarur, s’ka nevojë për të tjerët | Mbështetet tek të tjerët, pohon nevojën për ndihmën e tyre |
| Mban kontrollin, kërkon që mendimi personal të dominojë | Mund të lëshojë të drejtën e vendimmarrjes, ka një shpirt të butë |
| Mbron të drejtat e vetes | Mbron të drejtat e të tjerëve |
| Siguron gjëra për vete | Siguron gjëra për të tjerët |
| Dëshiron që t’i shërbehet | Dëshiron që të shërbejë |
| Dëshirë për të qenë e suksesshme | Besnike t’i ndihmojë të tjerët të jenë të suksesshëm |
| Dëshiron të ngrihet në detyrë në sy të të gjithëve | Gëzohet që të tjerët të ngrihen në detyrë dhe i ndihmon |
| Këmbëngul që të vlerësohet e t’i rrihen shpatullat | Këmbëngul për t’i vlerësuar të tjerët dhe bën tifozllëk |
| “Të tjerët kanë një privilegj, që unë i shërbej” | “Unë kam privilegj, që t’u shërbej të tjerëve” |
| Përçmon autoritetin në zemër, bisedon rreth gabimeve që bën | I pranon dhe i respekton autoritetet, edhe kur kanë gabim |
| Mendon se sa shumë mund të bëjë për Zotin | Vazhdimisht mirënjohës për hirin e Zotit që përforcon në shërbim |
| Është e sigurte se sa shumë di | Është e sigurte se sa shumë nuk di |
| Qëndron e ftohtë karshi disave | Rrezikon e afrohet tek njerëzit e vështirë |
| Direkt ua hedh fajin të tjerëve | Direkt kontrollon veten para Zotit, mos ka një tra në sy |
| Justifikohet menjëherë kur e kritikojnë | Dëgjon me vëmendje kritikën, dhe e vlerëson |
| Është e preokupuar se si të fitojë respekt. | Nuk ka frikë se çfarë do të mendojnë njerëzit, por se çfarë do të mendojë Perëndia |
| Përpiqet të mbrojë imazhin e saj | Është e thyer, s’ka gjë për të fshehur |
| Përpiqet te siguroje qe asnjeri te mos dije për mëkatin e saj | Është e shpejtë të pranojë gabimin e të kërkojë falje |
| E ka të vështirë të pranojë gabimin e të kërkojë falje | Është e shqetësuar për shkakun (ose rrënjët) e mëkatit |
| Është e shqetësuar për pasojat e mëkatit | Merr iniciativë të pajtohet kur ka keqkuptim, pavarësisht se sa i madh është gabimi I tjetrit |
| Pret të tjerët të vijnë e të kërkojnë falje kur ka një keqkuptim | Pranon mëkatin pa e justifikuar, flet për hollësitë |
| Kur pranon një mëkat, e justifikon ose flet vetëm për gjëra në përgjithësi | Krahason veten me shenjtërine e Zotit e klith për mëshirë |
| Krahason veten me të tjerët e ndihet e drejtë | Kultivon një frymë pendimi |
| Është e verbër për të parë fajet e veta | Zemra e përulur mendon se është krenare |
| Zemra krenare mendon se është e përulur | Ndihet e varur nga Zoti, kërkon rregullisht rizgjim |
| Beson se është mirë | E sheh këtë listë e mendon se sa shumë duhet të kontrollojë veten në bazë të saj |
| E sheh këtë listë e mendon sa shumë i duhet dikujt tjetër |
Materiale të vlefshme
Zemra krenare dhe zemra e përulur
Një pasqyrë për ta kontrolluar zemrën para Zotit